Marie Amelie Julie Anna, Baronesha von Godin (7 Mars 1882 – 22 Shkurt 1956), e njohur edhe si Maria Amalia, ishte aktiviste për të drejtat e grave bavareze, përkthyese dhe Albanologe. /InforCulture.info
Këtu kemi shkëputur një përshkrim të shkurtër që Amalie Marie Godin bënë për shqiptarët në vitin 1915.
Shqiptari ka zgjuarsi dhe energji të pashtershme; në veprime, interesa dhe nder personal dalin në ballë përpara cështjeve publike. Secili është njeri partie. Shqiptarët, që nuk ndikohen janë trima dhe moralisht të dalluar, të pastër, të pazotë të thyejnë fjalën që japin; janë mikpritës, kanë inisiativë personaletë plotë, më tepër praktikë dhe të matur se sa idealist ose fantazistë, përgjithësisht jo fort fetarë dhe shumë herë kanë pikëpamje të cuditshme për të drejtën.
Në zbatimin e gjakmarjes shqiptari është trim dhe i palëkundshëm.
Grabitja është e nderueshme. Amaneti është i shenjtë. Një karakter kryekëput tjetër tregojnë shqiptarët, që janë takuar me kulturën. Këta në shumicë janë njerëz që fshihen dhe nuk ecin, të cilët e kanë humbur frymën e kodit të vjetër dhe të rreptë të së drejtës dhe të nderit shqiptar, pa bërë të vetën kuptimin e së drejtës europiane. Këta i shfrytëzojnë të tjerët pa turp, nuk kanë gjë të shenjtë, shesin nderin e tyre për një arë. Me shqiptarët e tjerë nuk kanë asgjë të përbashkët, përvec lakmisë. Nuk kanë nder, mohojnë të mirën, që u kanë bërë një ditë më parë, janë heronjë në fjalë por burracë në realitet dhe e mbajnë veten për të vetmit përparimtarë, për të zgjuar, se nuk njohin norma morale dhe ligjin e hakmarrjes; e mbajnë veten si mbartës të kulturës europiane.
Shkëputur nga libri ‘’Etnologjia e shqipëtarve nga Mark Tirta’’ /InforCulture.info