Frutat, perimet dhe përbërësit natyralë janë aleatët më të mirë të organizmit si nga brenda ashtu edhe nga jashtë, transmeton AgroWeb.

Çdo trajtim duke filluar që nga ato më të shtrenjtët e deri tek më praktikët që përgatiten në shtëpi, fuqinë vepruese e marrin nga natyra.

Njëjtë si mënyra e thjeshtë që do ju sugjerojmë sot për të pasur lëkurë sa më të shëndetshme e të bukur.

Mesa duket kivi përveçse një frut i shijshëm ekzotik ka veti të mrekullueshme përsa i përket kujdesit ndaj vetes.

Ky frut i veçantë përmban shumë vitaminë C,E, luteinë dhe acid citrik. Të gjitha këto bashkë ndihmojnë në zbardhjen e shëndetshme të lëkurës dhe rikthimin në tonalitetin e duhur.

Për të marrë të gjitha vlerat mjafton të ndiqni këshillat tona si mëposhtë.

Si ta përdorni
Mjafton të merrni një fetë kivi dhe të fërkoni lëkurën me të, qoftë pjesë të trupit apo fytyrën.

Mund ta aplikoni edhe të shtypur në formën e një maske dhe ta mbani për disa minuta në zonën që dëshironi të trajtoni.

Vitamina C që kivi e përmban me shumicë do të largojë qelizat e vdekura dhe do të veprojë si një antioksidant i mrekullueshëm. Vitamina E nga ana tjetër siguron shkëlqim dhe hidratim të plotë të lëkurës.

Në këtë mënyrë qoftë duke ngrënë frutin apo duke e vendosur mbi lëkurë ju do të ruani freskinë e saj dhe do të stimuloni prodhimin e kolagjenit që është burimi i rinisë.

Gjithashtu ndihmon në qarkullimin e mirë të gjakut, kuron dhe parandalon aknet duke qenë se ka veti antibakteriale.

Përveçse për përdorim të jashtëm të gjitha këto veti të kivit mund t’i merrni edhe duke konsumuar frutin.

Në periudhën e verës është shumë i këshillueshëm pasi ju mbron nga rrezet e dëmshme të diellit dhe rrezatimi UV.

Duke larguar të gjithë këto probleme nga trupi juaj, kivi arrin të zbardhë lëkurën në tonalitetet e saj natyrale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here