Shkruan: Jahja Drancolli

Një nga cunamët më shkatërrues në antikitet ndodhi në pjesën lindore të Detit Mesdhe më 21 korrik të vitit 365. Ky fenomen i rrallë për Mesdheun ishte pasojë e një tërmeti në ishullin e Kretës i vlerësuar me një magnitudë prej 8,0–8,5 ballë (bazuar në sondazhet gjeofizike moderne nga hulumtimet e detit Jon), që ishte mjaft i fuqishëm për të ngritur valë në pjesën perëndimore të ishullit deri në 10 metra lartësi (33 këmbë).

Tërmeti i shoqëruar me një cunami mori dhjetëra mijëra jetë dhe shkaktoi dëme të përhapura në të gjithë Mesdheun, që nga ishujt në Detin Egje deri në perëndim në bregdetin e Spanjës së sotme. Valët e cunamit kishin shtyrë anije mbi muret e portit dhe mbi çatitë e shtëpive në qytetin Aleksandria të Egjiptit, si dhe shkatërruan plantazhe të afërta duke i përmbytur ato me ujë të kripur.

Efektet shkatërruese të cunamit që goditi Aleksandrinë më 21 korrik 365, në mënyrë mbresëlënëse i ka dokumentuar edhe historiani i antikitetit, Ammianus Marcellinus (rreth 325-391). Në këtë kontekst ai kishte shkruar: “Pak para lindjes së diellit pati tërmet të tmerrshëm, të paraprirë nga rrufeja e vazhdueshme dhe e tërbuar. Deti u drejtua prapa [atëherë] valët […] u ngritën […] rrahën mbi ishujt dhe brigjet e gjera të kontinentit, duke rrafshuar qytetet dhe shtëpitë kudo ku i hasnin. […] anije me madhësi të madhe ishin ndjekur nga bregu i erës dhe u hodhën mbi majat e shtëpive […] dhe disa ishin bartur edhe dy milje në brendësi (të tokës) ”. /InforCulture.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here