Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Kulla e Inglizit e shek. XIX

ATSH/ Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka publikuar sot një foto nga “Kulla e Inglizit”, një ndërtesë e shek. XIX, e cila është një dëshmi e periudhës së aristokracisë mesjetare në Shkodër.

“Diversiteti kulturor në monumentet e kulturës, vjen sot i ilustruar nga arkiva e një prej muzeve tanë, Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi”, tha Margariti.

“Kulla e Inglizit, një ndërtesë e shek. XIX, e rikonstruktuar nga lordi anglez Padget kur u vendos në Shkodër. Brendësia u përshtat në përngjasim të kishave e të kapelave protestante. Kulla e Sahatit do të shërbente për të rrahur kambanat në orarin e liturgjisë, por pas ndërhyrjes së autoriteteve osmane, ndërtesa u përdor vetëm si banesë”, ka theksuar ministrja Margariti.

“Në 1949 aty u vendos Muzeu i qytetit, i ashtuquajturi ‘Muze Popullor’”, ka shtuar Margariti.

Foto e publikuar është realizuar nga Kel Marubi, Vila Pagot, (pa vit) e marrë nga arkiva e Muzeut Kombëtar të Fotografisë “Marubi”.

Kulla apo Sahati i Inglizit siç njihet gjerësisht, ku në periudhën e regjimit komunist qe vendosur Muzeu Historik i Shkodrës, është një ndërtesë me pamjen e një kështjelle të periudhës së aristokracisë mesjetare në Europë e ndërtuar nga lordi anglez Paget në çerekun e fundit të shek. XIX.

Nga pikëpamja ndërtimore përbëhet nga 16 dhoma aristokratike të mëdha. Më e madhja e ndërtuar me stil oriental.

Porta e oborrit është me dimensione jo të vogla e ndërtuar prej druri nga mjeshtërit shqiptarë. Dyert kanë stil të veçantë, të gdhendura me ornamente dhe me stemën e Anglisë. /

In For Culture

Recent Posts

Kuajt i dallojnë emocionet e njeriut -Ja çfarë thonë shkenctarët

Nëse jeni të zemëruar, kali juaj sipas të gjitha gjasave do ju jap një shikim…

16 mins ago

Cermonia e varrimit të Ismail Qemalit më 12 shkurt 1919 (Foto)

Më 24 janar të vitit 1919 në Peruxhia të Italisë, pak momente para se të…

22 mins ago

5 kafshët që ndihmuan në ndryshimin e historisë

Anëtarët e mbretërisë shtazore kanë luajtur prej kohësh një rol në historinë njerëzore. Zbuloni më…

48 mins ago

10 artistët që ndryshuan botën

10 artistët që ndryshuan botën Sir Charlie Chaplin (Lindur: 16 prill 1889 – Vdiq: 25…

1 hour ago

7 këshilla nga mjekët që diabetikët duhet të ndjekin gjatë pandemisë

Nuk kanë qenë të pakta lajmet mbi pandeminë dhe kujdesin ndaj vetes në këtë periudhë.…

1 hour ago

Enver Hoxha (1966): Kosova është shqiptare, mbetet shqiptare dhe i përket Shqipërisë

Me rastin e shkarkimit, që Josip Broz Tito dhe udhëheqja më e lartë e Jugosllavisë,…

2 hours ago