6.1 C
Pristina
Sunday, January 24, 2021
Home KËSHILLA Si të ulni tensionin e lartë me limon dhe hudhër

Si të ulni tensionin e lartë me limon dhe hudhër

Tensioni i lartë i gjakut është një problem shumë i përhapur shëndetësor.

Nëse nuk trajtohet siç duhet, hipertensioni mund të transformohet në një problem mjaft shqetësues madje katastrofik duke shkaktuar diabet, sëmundje kardiovaskulare, probleme me aftësitë e trurit dhe dështim të veshkave.

Shumica e njerëzve që vuajnë nga tensioni i lartë përdorin medikamente të cilat shoqërohen me efekte anësore përfshirë: pagjumësinë, marramendjen apo kontraktime të muskujve.

Por ju mund të përdorni shumë thjeshtë edhe disa ushqime ose produkte që i gjeni lehtë në shtëpi siç janë hudhra, limoni apo uthulla e mollës.

Nëpërmjet këtij artikulli të AgroWeb.org do të mësoni për 3 kura natyrale të cilat janë jashtëzakonisht efikase kundër tensionit të lartë.

Kura e Parë me Lëng Limoni

Përbërësit

Ujë

Një limon

Udhëzimet

Shtrydheni lëngun e një limoni në një gotë me ujë dhe pijeni atë çdo mëngjes përpara se të konsumoni ushqim.

Limonët kanë aftësinë të ruajnë fleksibilitetin dhe funksionet e enëve të gjakut duke ulur kështu tensionin.

Kura e Dytë me Hudhër

Hudhra përmban substanca sulfuri që kanë aftësinë të ulin tensionin e gjakut dhe largojnë toksinat dhe kolesterolin nga organizmi.

Këto substanca stimulojnë prodhimin e oksidit nitrik dhe të rregullojnë tensionin e gjakut, duke i zgjeruar enët e tij.

Ju duhet të konsumoni 2-4 thelpinj hudhër të freskët në mëngjes përpara se të hani ushqim ose përpara se të flini.

Hudhra duhet ngrënë e gjallë sepse gatimi humbet shumicën e ushqyesve të nevojshëm.

Kura e Tretë me Uthull Molle dhe Sodë Buke

Përbërësit

Ujë

Një majë luge çaji me sodë buke

Një lugë gjelle me uthull molle

Udhëzimet

Uthulla e mollës përmban shumë minerale të dobishme si kaliumi, magnezi dhe kalçiumi.

Këto minerale janë thelbësore për qarkullimin e gjakut dhe uljen e tensionit.

Përzieni një lugë gjelle me uthull molle, një majë luge çaji me sodë buke dhe një gotë me ujë.

Konsumojeni dy herë në ditë për rezultate më të mira.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Njihuni me ushqimin që lufton dhjamin e tepërt dhe diabetin

Diabeti, dhjami i tepert apo shenjat e rrudhave shpesh kanë të përbashkët jetesën jo të shëndetshme ndaj duhet të kini parasysh si...

Kafja, ritual mesazhesh dhe simbolikash për shqiptarët

KOMUNIKIMI SIMBOLIKShqiptarët kanë pasur simbolika të shumta në ritualin e pirjes së kafes. Ato shënjonin mesazhe pozitive dhe...

Letra e priftit françeskan: Si spiunuan grekët Naim Frashërin te Sulltani kur botoi historinë e Skënderbeut

Kuvend letrash me miqtë, letërkëmbimi i pasur i Mustafa Merlikës-Kruja, i përfshirë në katër vëllime, jep dimensionin jo vetëm të këtij personaliteti,...

Autoritetet britanike: Disa persona nuk do ta heqin më kurrë maskën

Një pjesë e personave mund të mos heqin kurrë më maskat. Ky është mendimi i një nga...

Recent Comments