Me 29 maj 1928, te Nëprefektura e Mirditës u mblodh komsioni i 5 bajrakëve, për me lidh besë sipas kanunit të vendit, e me 3 qershor të atij vjeti u përforcue me dorzani të 25 krenëve të Mirditës si edhe me kanunin sipas zakonit të vendit.

Ata që nuk i binden ksaj bese, familjarisht do të qiten jashta Mirditës, e toka ju ngelet djerr e pa kurrfar tagri mbi të, dhe shpia iu digjet.

Të komisionit të qendrës:

• Për bajrakun e Oroshit: kapidan Gjon Marka Gjoni, Preng Marka Prenga, Ndrec Mark Gega.
• Për bajrakun e Spaçit: Gjok Dodë Lleshi, Ndue Nikoll Jaku, Marka Dod Alia, Llesh Doçi.
• Për bajrakun e Kuzhnenit: Ndrec Bajraktari, Ndue Preng Lleshi, Mark Çup Nikolli.
• Për bajrakun e Fanit: Hajdar Bajraktari, Preng Tuc Doda, Shkurt Prenga, Preng Dod Boçi.
• Për bajrakun e Dibrit: Paluc Preng Gjoni, Marka Boçi, Dod Llesh Ndreca, Nikoll Zefi.

Për dorzani të 5 bajrakëve:

• Për bajrakun e Oroshit: Nikoll Pjetër Tuci nga Oroshi, Frrok Llesh Doda nga Lajthiza, Kros Përloshi nga Ndërfushasi.
• Për bajrakun e Spaçit: Frrok Ndoc Meli nga Mnela, Pal Gjin Nikolli nga Gomsiqja, Ndue Nikoll Jaku nga Gojani, Hil Curri nga Qafa e Malit, Mark Dod Alia nga Kryeziu, Gjon Marka Lleshi nga Kimza, Mark Dod Lleshi nga Spaçi, Llesh Pjetër Ndoj nga Spaçi, Ndrec Gjergji nga Mesuli.

• Për bajrakun e Kuzhnenit: Pjetër Leti nga Blinishti, Gjet Dod Prenga nga Ndërfana, Mark Gjet Lleshi nga Simoni, Bardhok Gjini nga Kuzhneni, Mark Zef Nikolli nga Gjegjani, Gjet Cubi nga Pshqeshi.
• Për bajrakun e Fanit: Dod Pjetër Lleshi nga Xhuxha, Ndue Bib Ndoj nga Domgjoni, Kol Keci nga Shëngjini, Bib Kol Shyti nga Konaj, Gjok Mark Prenga nga Bisaka.

• Për bajrakun e Dibrit: Mark Zef Ndoci nga Kashnjeti, Përzef Ndreca nga Kashnjeti, Gjon Mark Gjini nga Vigu, Frrok Kol Simoni nga Tërthore, Kol Marka Ndue Lleshi nga Kaçinari.

o Burimi: Revista “Hylli i Dritës”, nr. XI, botim i vitit 1931.

Në foto: Kapidani i Mirditës, Gjon Marka Gjoni te Nën-Prefektura në Shpal, fund vitet 20.
Shpali ishte qendra historike e kuvendeve krahinore të 12 bajrakëve.

Burimi: MIRDITA/InforCulture.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here