Këtë të diel ,InforCulture.info ju sjell një nga këngët më të vjetra shqip, këngën “Tumankuqe”.

Kjo këngë njihet si ndër më të vjetrat dhe vazhdon të këndohet e të përpunohet pothuajse vazhdimisht,shkruan InforCulture.info

Duhet cekur se kjo është një këngë çame dhe ka një tekst interesant dhe shumë të veçantë.

Më poshtë ju sjellim këngën dhe tekstin e saj./InforCulture.info

Tumankuqe moj bel-hollë,
Ma bën me si ma bën me dorë,
Tumankuqe moj bel-hollë
Ma bën me si ma bën me dorë,
Ma bën me si ma bën me dorë
Te pret djali ne oborr
Ma bën me si ma bën me dor
Te pret djali ne oborr

Tek shtëpia me dërrasa dil moj kaleshë se plasa,
Tek shtëpia me dërrasa dil moj kaleshë se plasa.
Dil moj dil ti në dritare
Vajzë çame lozonjare
Dil moj dil o ne dritare
Vajze çame lozonjare

Tumankuqe moj bel-hollë,
Lule mali lule borë,
Tumankuqe moj bel-hollë,
Lule mali lule borë,

Dil moj dil ti në dritare vajze çame lozonjare,
Dil moj dil ti në dritare vajze çame lozonjare.

Barbaro vasiliko,
Moj dhent e mia kush i do,
Barbaro vasiliko,
Moj dhent e mia kush i do,

Moj dhent e mija kush i do,
Se s’jam i zoti për to,
Moj dhent e mija kush i do,
Se s’jam i zoti për to.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here