Categories: KËSHILLA

Majdanozi, zgjidhja e shumë problemeve të lëkurës suaj

Ne nuk kemi nevojë të shpenzojmë dhjetra, qindra lekë për produkte kozmetikë dhe për kujdesin e lëkurës, sepse natyra na ka ofruar kaq shumë produkte organike, saqë të mos kemi nevojë më për gjë tjetër.  Ndonjëherë përgjigjet për shumicën e problemeve tona të lëkurës janë vetëm në kopshtin tonë ose bufenë  e kuzhinës.

Majdanozi përmban nivele të larta të vitaminës K, vitaminë C dhe klorofil. Vitamina C ndihmon në ndriçimin e lëkurës tuaj dhe i jep asaj një shkëlqim të shëndetshëm dhe rrezatues. Si një antioksidant i fuqishëm, vitamina C parandalon shfaqjen e njollave të lëkurës dhe zbeh ato ekzistueset.

Për më tepër, majdanozi bën një punë të shkëlqyer dhe në eleminimin e toksinave nga sistemi juaj. Është gjithashtu një pastrues i shkëlqyeshëm i gjakut dhe rrit qarkullimin e tij në trupin tuaj. Përmirëson elasticitetin e enëve të gjakut, gjë që zvogëlon fryrjet e lëkurës. Majdanozi është gjithashtu një burim i shkëlqyeshëm i eugjenolit dhe vajrave të tjerë të paqëndrueshëm (të avullueshëm) që kanë veti qetësuese, anti-inflamatore dhe anti-bakteriale (thelbësore që lëkura jonë të mos iirritohet në periudha stresuese)

Përbërësit që duhet të bëni bashkë për të zbehur pamjen e rrathëve të zinj poshtë syve

Çaj jeshil

majdanoz

ujë

Ja si:

Përgatisni një filxhan çaji jeshil e lëreni të ftohet.

Përdorni një lugë për të shtypur gjethet e majdazonit dhe hidhni dy lugë gjelle nga kjo erëz e freskët në filxhanin e çajit. Përziejeni mirë dhe lagni dy pambukë.

Vendosini këta të fundit nën sytë tuaj dhe lërini për dhjetë deri në pesëmbëdhjetë minuta.

Lëreni që lëkura juaj të thithë lëndët dhe mineralet e çajit jeshil e të majdanozit.

Shpëlani fytyrën me ujë të ftohtë.

Për rezultate më të mira, vendosni përzierjen në frigorifer para se të përdorni. Ju gjithashtu mund të njomni disa fleta pambuku në përzierjen e majdanozit  dhe t’i mbani në frigorifer para se t’i vendosni nën sy.

In For Culture

Recent Posts

Porosia e letrarit malazez për popullin serb: “Shala nuk i dorëzon armët pa lënë kokat, dhe as kokat pa armët.”

SI TË DALËSH FITIMTAR ME SHQIPTARËT… Mark Milani ose Mark Miljanovi (1833-1901) ishte një ushtarak…

12 hours ago

Kisha e vjetër që u ruajt nga myslimanët

Në fshatin “Hysaj” në Gruemirë të Malësisë së Madhe ndodhen rrënojat e një kishe 600-vjeçare.…

12 hours ago

Familja patriotike e Mark Dedës në Berishë të Pukës

Mark Deda ishte kryefamiljari i kësaj familje i lindur më 1840. Ai ishte i martuar…

13 hours ago

Propozimi amerikan në ’45: Shqipëria të japë Shkodrën e të marrë Kosovën…

“Shqipëria të marrë pjesë nga Jugosllavia e Jugut me popullsi shqiptare dhe ta kompensojë atë…

2 days ago

Ide për shkrepje fotografish kreative (FOTO)

Fotografitë, si në letër e po ashtu edhe digjitale mund të shkatërrohen. Por emocionet dhe…

2 days ago

Stela e ushtarit ilir Bato nga Kaliqani i Istogut

Shkruan: Haxhi Mehmetaj Nga ky mbishkrim kuptojmë që kemi të bëjmë më një monument varri…

2 days ago