Categories: KËSHILLA

Dhimbjet muskulare – Kura natyrale që funksionon

Dhimbjet muskulare dhe të gjymtyrëve janë të forta dhe aspak të këndshme.

Fundja, asnjë dhimbje nuk është e tillë.

Por në rastin e muskujve dhe gjymtyrëve, dhimbja është aq e mprehtë sa të drobit dhe të heq lirinë e lëvizjes.

Dhimbjet muskulare shfaqen në çdo stinë, por gjatë dimrit janë më të shpeshta.

A ka një kurë për dhimbjet muskulare dhe të gjymtyrëve?

Mjekësia tradicionale favorizon përdorimin e medikamenteve dhe kremrave.

Mjekësia popullore nga ana tjetër bën rekomandime të ndryshme.

Të dhënat e AgroWeb.org tregojnë se përzierja e mjaltit, kanellës dhe xhenxhefilit funksionon me të vërtetë.

Një kurë e tillë zbut dhimbjen dhe inflamacionin dhe rikthen lëvizshmërinë.

Përse janë këto përbërës kaq efikasë?

Mjalti është eliksir i shëndetit.

Vlerat e tij janë të pamohueshme dhe të larmishme.

Mjalti është një përbërës i domosdoshëm për mirëqenien tonë.

Xhenxhefili është i shkëlqyer kundër inflamacionit sepse përmban xhinxherol.

Ky përbërës largon dhimbjen e kyçeve, muskujve dhe gjymtyrëve bashkë me inflamacionin.

Për më tepër, xhinxheroli arrin të parandalojë dëmet që shkaktojnë radikalet e lira.

Ai është efikas në zbutjen e lëndimeve të fytit dhe në forcimin e sistemit imunitar.

Kanella është një erëz shumë e fuqishme kundër inflamacionit.

Ajo lufton bakteret dhe mbron funksionet e trurit.

Kanella është e pasur në minerale si: hekuri, mangani dhe kalçiumi.

Kjo erëz aromatike rekomandohet nga ekspertët për parandalimin e diabetit dhe uljen e sheqernave në gjak.

Kura me Xhinxher, Kanellë dhe Mjaltë

Përbërësit:

– 1 lugë gjelle me xhenxhefil të grirë
– 1 gotë me ujë
– pak kanellë
– 2 lugë çaji me mjaltë

Përgatitja

Ziejeni ujin dhe lëreni mënjanë.

Shtoni xhenxhefilin dhe kanellën dhe mbulojeni enën me kapak.

Pas 10-15 minutash shtoni mjaltin.

Ju mund të konsumoni një lugë çaji nga ky lëng dy herë në ditë.

Pijeni lëngun për disa ditë deri sa dhimbja të ikë dhe ju të jeni në gjendje të lëvizni lirshëm dhe pa probleme./

In For Culture

Recent Posts

Ballkani quhej Scandrebeco; Zbulimi i hartës së rajonit e vitit 1455

Një rast tjetër i ngjashëm kur territoret përcaktohen me emrin e një njeriu mund të…

48 mins ago

Arkitektja e parë shqiptare në Kosovë

Suade Doko Mekuli (1931-2010), erdhi nga Ohri i Maqedonisë në Prishtinë në moshë të re…

1 hour ago

Si u vendos “taksa e parfumeve” në Shqipëri për të financuar shtypjen e librave shqip për ‘tokat e lirueme’!

Në fund të tetorit të vitit 1943, kur vendi ndodhej nën pushtimin e trupave ushtarake…

1 hour ago

Misteret e shpellave të Cërkolezit të Istogut

Shkruan: Haxhi Mehmetaj Motivet e vizatuara, dielli, shkronja X, rrathët më katër rreze, rombi dhe…

1 hour ago

Këshillat kundër rrahjeve të çrregullta të zemrës

A e keni përjetuar ndonjëherë ndjesinë sikur zemra do t’ju dalë nga kraharori? Po ndjesinë…

1 hour ago

Ushqimet që ndalojnë gërhitjen

Gërhitja është një problem që prek shumë njerëz në mbarë botën. Zhurma e bezdisshme e…

17 hours ago