6.1 C
Pristina
Sunday, February 28, 2021
Home LETËRSI "Ty t’kan’ fol’ shum’ kapidana, Burra t’rrebt si t’ishin zana..."

“Ty t’kan’ fol’ shum’ kapidana, Burra t’rrebt si t’ishin zana…”

Poezi nga Hil Mosi

Gjuhes shqype

Gjuh’ e ambël, gjuh’ amtare,
Je ambla gjuh’ shqyptare!
Gjuh’ e nalt’ për Perëndi,*
T’cilt ndër koh’t që kahmot shkuene
Mbi Tomorr të përdoruene;
Gjuh’ e ambël, plot dashtni!

Gjuh’ e shejt’ e kaq e moçme.
Gjuh’ sakole**der n’dit t’soçme,
Shoqen tande kund s’e gjenë!
Zoti ty këtu t’ka çuemun:
T’rrebt’ e t’bukur e t’kulluemun;***
Kshtu gjithmon’ ti ke me qenë.

Gjuh’ që t’foli Skendërbegu,
Dhe ndër t’par’ qe Naim Begu,
Që me shkrim t’pat lartësue.

Ty t’kan’ fol’ shum’ kapidana,
Burra t’rrebt si t’ishin zana;
Gjuh’ e rrebt, ti qofsh nderue!Ju pëlqen!

Gjuh’ e bukur si pranvera,
Ti s’do t’quhesh ma: e mjera;
Se na dona ty me t’rritë.
Bashk’ me t’tjerat shoqe tueja,
Se ma s’dona zhele t’hueja
Veç duem ty me t’pa në dritë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Shqipja, ndër gjuhët më të vështira për t’u mësuar nga të huajt

Përvetësimi i gjuhës shqipe është mjaft i vështirë dhe kërkon një sforcim të madh për ta mësuar.Ky është...

A e dini pse brokoli është aq i mirë për fëmijët?

Brokoli është plot me lëndë ushqyese. Kjo është arsyeja pse rekomandohet nga shumë mjekë dhe nutricionistë.Brokoli është i...

Këto janë automjetet më gjigante në botë !(Video)

https://youtu.be/d2CjmdMP1BQ?t=49

Recent Comments