Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Viti 1900 – Thirrja e Ismail Qemailit drejtuar shqiptarëve:”Kërkojmë me gjithë zemër bashkimin e farës shqiptare”

Thirrja drejtuar shqiptarëve

Ismail QEMALI,

Nuk dëshirojmë turbullira dhe ngatresa, nuk duam të prishet paqja në mes të kombeve që janë në gadishullin e Ilirisë. Dëshirojmë vetëm dhe kërkojmë me gjithë zemër bashkimin e farës shqiptare, përparimin e saj si në punë të mendjes si në lumturi të jetës dhe në begati, që të jemi mjaft të fortë për t’u kundërshtuar gjithë që mendojnë të na shtypin neve dhe kombet e tjerë që kemi nevojë të rojnë se jeta e tyre na mban jetën tonë.
Për të shkuar përpara në rrugën e qytetërimit e të përparimit, kemi nevojë për dituri; dhe për dituri kemi nevojë për mësime. Pra kemi nevojë të ngrehim në gjithë Shqipërinë shkolla kombëtare për ta përhapur dhe për t’u lexuar kudo gjuha shqipe. Kjo nevojë shkollash është më e para e reformave që kemi detyrë të kërkojmë.

Kurrë një popull nuk mund të rritet më vehte pa shkolla e pa arsim. Shqiptari, populli më i vjetëri i gadishullit ilirik nuk mund të shikojë këmbë kryq përmirësimet dhe përparimin e kombeve të tjerë pa u përpjekur edhe ai që të ecë burrërisht dhe me nder në rrugën e arsimit dhe të qytetërimit. Duhet të jesh i verbër që të mos marrësh vesh nevojën e shkollave kombëtare; duhet të jesh tradhëtor që të dëshirosh të ndalësh mësimin e gjuhës shqipe.

Ata që duan të ecin duke jetuar në terrin e paditurisë, pa gjuhë dhe pa komb më vehte dëshirojnë t’i përgatisin Shqipërisë një vdekje të turpshme. Nuk kemi dyshim se Shqiptarët që nëpër aq reziqe dhe mundime e kanë mbajtur trimërisht emrin e tyre për qindra e qindra vjet, nuk do të humbin kohë, për të marrë në dorë armën e arsimit kombëtar, armë e fortë e cila vetëm mund t’ua shpëtojë jetën dhe t’i ndihmojë që t’i bëjnë ballë kujdo që dëshiron t’u grabisë kombësinë e tyre. Nuk duhet të dëgjojmë qeverinë turke në qoftë se ajo përpiqet dhe në qoftë se ajo mundohet, të na pengojë dhe të na mbajë hovin.

Botuar më 1900/MekuliPress/InforCulture.info

In For Culture

Recent Posts

4 arsyet më të zakonshme përse lulet dhe bimët vyshken, ja zgjidhja për çdo problem

Të kujdesesh për bimët e lulet në vazo duket mjaft e lehtë deri në momentin…

6 hours ago

“Shtëpia e Bardhë”, kur u vendos guri i parë i themelit dhe si u vendos ky emër

Ndërtimi i Shtëpisë së Bardhë nisi me gurin e parë të themelit, më 13 tetor…

6 hours ago

Nëse jeni djegur, ja masat urgjente për të mos mbetur shenja

Nëse aksidentalisht jeni djegur me hekur apo ju është derdhur kafeja e nxehtë, duhet të…

7 hours ago

Njerëzit që braktisën shkollën, por ndryshuan botën!

Një nga çmimet më prestigjiozë, që një person mund të marrë në rrugëtimin e jetës,…

7 hours ago

Mbajeni gripin dhe virozat sa më larg vetes duke shmangur këto gabime në të përditshmen tuaj

Moti i paqëndrueshëm, luhatjet e temperaturave, qëndrimi për një kohë të gjatë në ambiente të…

7 hours ago

Kosova në Ilirikun e vitit 1689

Historiani Jahja Drançolli, ka publikuar një pjesë të hartës së Ilirikut, marrë nga atlasi i…

7 hours ago