Keto dieta është një nga dietat më të njohura, e cila ka efekt ne heqjen e peshës. Mirëpo, shumë pak njerëz janë të informuar për efektet anësore të mundshme të kësaj diete, shkruan Medical Daily.

Kjo dietë e njohur në të gjithë botën, ka për qëllim heqjen e shpejtë të kilogramëve, duke shmangur të gjitha yndyrna dhe karbohidratet. Përmes kësaj diete, limitohet sasia e karbohidrateve, gjë e cila e shtyen organizmin të djegë sa më shumë yndyrë.

Gjithsesi, procesi metabolik, i cili ndodh gjatë mbajtjes së kësaj diete i quajtur ketoza, nuk është diçka normale për organizmin tonë, prandaj kjo është arsyeja që kjo dietë mund të ketë efekte anësore.

Një nga efektet anësore, me të cilat mund të përballeni gjatë aplikimit të keto dietës është i ashtuquajturi gripi keto, i cili shkaktohet si pasojë e dozës së ulët të karbohidrateve në organizëm. Kjo gjendje përfshin simptoma si: marramendje, pagjumësi, vjellje dhe konstipacion.

Simptoma te tilla zakonisht mund të zgjasin disa ditë, prandaj hidratimi i duhur dhe konsumimi i lëngjeve të nevojshme ndihmon në shmangien e tyre.

Gjithsesi, ekspertët rekomandojnë që nëse simptomat vazhdojnë të shfaqen vazhdimisht, duhet t’i kryeni analizat e nevojshme për të parë nëse organizmi juaj mund t’a përballoj një ushqyerje të tillë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here