Domatet janë perime shumë të shijshme sidomos në stinën e verës. Atë mund ta përdorësh në lloje të ndryshme, në ushqime të ndryshme dhe me kombinime të shumta. Përdorimi i saj i jep shije çdo ushqimi ku përdoret. Por përveç shijes shumë të mirë që domatet kanë, ato janë të shëndetshme.

Domatet janë të pasura me likopen. Likopeni është substanca që u jep ngjyrën e kuqe domateve dhe i mbron ato nga rrezet ultraviolet të diellit. Pothuajse në të njëjtën mënyrë mund të mbrojë edhe qelizat tuaja nga dëmtimet. Domatet janë të pasura në kalium, vitaminat B dhe E dhe lëndë të tjera ushqyese.

Ndikimi i domateve në shëndet:

Zemra. Domatet mund të ulin rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës. Likopeni ndihmon në uljen e niveleve të kolesterolit të “keq”, si dhe tensionin e gjakut. Vitaminat dhe antioksiduesit e quajtur flavonoide, mund të përmirësojnë shëndetin e zemrës.

Sistemi imunitar. Likopeni është një antioksidues i fuqishëm që lufton radikalet e lira. Prandaj domatet, ulin rrezikun e zhvillimit të kancerit të mushkërive, stomakut ose prostatës. Gjithashtu mund të ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve tek pankreasi, zorra, gjiri dhe mitra.

Sytë. Domatet kanë substanca të quajtura luteinë dhe zeaksantinë, që mund të mbrojnë sytë nga drita blu e lëshuar nga pajisjet elektronike, si telefonat dhe kompjuterët. Ato lehtësojnë gjithashtu dhimbjen e kokës të shkaktuara nga lodhja e syve.

Shëndeti oral. Studimet kanë treguar se likopeni mund të ndihmojë në parandalimin e sëmundjeve të mishrave të dhëmbëve si gingiviti dhe periodontiti. Por kujdes, acidi që domatet kanë mund të dëmtojë smaltin e dhëmbëve, prandaj nuk duhet t’i lani dhëmbët menjëherë pasi keni konsumuar domate.

Kujdes kur blini domate, sigurohuni që të jenë të freskëta. Ju mund ta kombinoni atë në salca të ndryshme ose në sallata. Kombinimet janë të shumta duke ju dhënë mundësi ta përdorni çdo ditë, pasi përfitimet shëndetësorë janë të shumta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here