InforCulture sjellë fotografinë e motoqikletës së parë të prodhuar nga kompania prestigjioze Harley Davidson në vitin 1903. /InforCulture.info
Historia e kësaj kompanie të madhe të motoqikletave në Amerikë fillon në vitin 1901, kur 20 vjeqari William S. Harley filloj projektimin e një plani të një motoqiklete, ku së bashku me shokun e tij të fëmijërisë Arthur Davidson punuan për dy vite rresht për ta ndërtuar motoqikletën e parë, në dyqanin e makinerive të mikut të tyre Henry Melk. Ajo u përfundua në vitin 1903 me ndihmen e Arturit, Walter Davidson.
Pas ndërtimit të motoqikletës së parë që nuk rezultojë të jetë shumë e avansuar për shkak të vështërsisë të ngjitjes në për kodra ose pjesë më të larta, William S. Harley dhe vëllëzrit Davidson filluan ndërtimin e motoqikletave më të avansuara, ku të parën e quajtën si një eksperiment të mirë për punë të më tejëshme. Të tre filluan punën në një makinë të re dhe të përmisrsuar me një fuqi më të madhe se ajo e para.
Fotografia që kemi sjellur më poshtë është motoqikleta e parë Harley Davidson e ndërtuar në vitin 1903. /InforCulture.info