Categories: KËSHILLA

Panxhar me hudhër dhe vaj ulliri për tensionin dhe aneminë

Panxhari është një nga perimet më të shëndetshme të nëntokës.

Ngjyra e kuqe e tij pasuron gatimet e kuzhinës shqiptare ndërkohë që vlerat shëndetësore e bëjnë panxharin një aleat të vërtetë të njeriut.

Kjo perime fantastike ka efekte të mëdha në trajtimin e problemeve të shëndetit.

Panxhari, ashtu si edhe kjo sallatë që AgroWeb.org ju sugjeron më poshtë ndihmon me tensionin e lartë të gjakut, aneminë, tretjen, konstipacionit, lëkurën dhe ndihmon parandalimin e problemeve me veshkat dhe sëmundjeve të zemrës.

Falë pasurisë së vitaminave, mineraleve dhe antioksidantëve, panxhari duhet konsumuar rregullisht.

Mënyrat e gatimit të panxharit dhe përfshirjes së tij në receta të ndryshme janë tepër të larmishme.

Në recetën e rekomanduar më poshtë nga AgroWeb.org do të mësoni se si të shijoni panxharin duke i kombinuar me hudhër dhe vaj ulliri.

Përbërësit:

4 panxharë të përmasave mesatare

1 lugë gjelle me vaj ulliri ekstra të virgjër

4-5 thelbinj hudhër të shtypur

Lëngu i një limoni

Kripë sipas dëshirës.

Përgatitja:

Pastrojini panxharët me një furçë kuzhine, lajini me ujë të bollshëm dhe më pas hidhini në një tenxhere.

Mbulojini me ujë dhe lërini të zihen në zjarr mesatar.

Për të kuptuar nëse janë zier plotësisht, ngulni një pirun dhe nëse panxharët janë të butë, hiqini nga zjarri.

Pasi të jenë ftohur, mund të hiqni lëkurat e tyre, megjithatë kjo është sipas dëshirës.

Prijini panxharët në feta të holla ose në katrorë.

Në një tas të vogël përzieni hudhrën, vajin e ullirit dhe lëngun e limonit.

Fetat e panxharit vendosini në pjatancën e servirjes dhe sipër tyre shtoni pak kripë dhe lëngun e limonit me hudhër dhe vaj ulliri.

Mbulojeni pjatancën dhe lërini fetat e panxharit të përthithin lëngun për të paktën gjysëm ore.

Servireni pjatancën në temperaturë ambienti.

Panxhari është një zhardhok që kombinohet shumë mirë me disa perime dhe barishte.

Ai përshtatet me karrotën, qepën, rukolën, lakrën, selinonë, barishtet e qepëve, kastravecin, spinaqin dhe avokadon.

Panxhari është partner i mirë edhe i gatimeve me mish.

Këtu përfshihet mishi i derrit, viçit, patës dhe peshku./AgroWeb.org

In For Culture

Recent Posts

Sa kohë i duhet njerëzimit të zbulojë një vaksinë / Shembuj historik

Në të gjithë botën, shkencëtarët po punojnë me shpejtësi rekord për të zhvilluar një vaksinë…

10 hours ago

Si të përdorni sodën e bukës për flokë të gjatë e të shëndetshëm

Flokët janë një pjesë shumë e brishtë e trupit të njeriut por shumë i rëndësishëm…

10 hours ago

Gjon Mili, fotografi shqiptar që çuditi Hollywood-in

Gazeta  franceze “Nuit et Jour” ka botuar, me 12 korrik të 1945, në faqen n°8,…

11 hours ago

Arnold von Harff: Si e fliste Skënderbeu gjuhën shqipe

Arnold von Harff, një kalorës, udhëtar dhe shkrimtar gjerman, u lind rreth vitit 1471 në…

12 hours ago

Hapja e shkollës shqipe për vajza në Korçë, historia e luftës kundër injorancës

“Historia e shkollës së parë shqiptare për vajza, është si një romancë plot aventura. Është…

13 hours ago

Zogu me sistem aerodinamik të një “avioni luftarak” thyen rekordin botëror të fluturimit

Një zog që thuhet të ketë ndërtimin aerodinamik të një “avioni luftarak” është gjurmuar duke…

13 hours ago