Pupëza ose Rudbekia është pjesë e së njëjtës familje botanike të luledeles.

Kjo barishte në dukje e zakonshme është në të vërtetë shumë e fuqishme. Lulet, gjethet dhe rrënjët e kësaj bime janë pjesë e disa kurave natyrale.

Në Shqipëri, pupëza ose rudbekia bëjnë pjesë në listën e bimëve mjekësore që mblidhen për llogari të pikave të grumbullimit të bimëve të egra në natyrë dhe pjesa më e madhe dërgohet për eksport.

Në përgjithësi, lulet dhe gjethet e saj përdoren edhe në mjekësinë popullore.

Pupëza ndihmon në mbrojtjen e sistemit imunitar dhe rrjedhimisht përshpejton shërimin nga disa shqetësime shëndetësore.

Ajo përdoret gjërësisht për të luftuar infeksionet, veçanërisht të ftohtin dhe infeksione në rrugët e frymëmarrjes.

Shkencëtarët e Fakultetit të Farmacisë të Universitetit të Konektikatit në SHBA kanë kryer disa studime në lidhje me ndikimin e pupëzës në shmangien e të ftohtit.

Ata arritën në konkluzionin se pupëza ul rrezikun e të ftohtit me 58% tek njerëzit. Ata zbuluan gjithashtu se kjo bimë mjekësore zvogëlon kohëzgjatjen e të ftohtit me një ditë e gjysmë.

Pupëza është një bimë që duron për vite të tëra. Ajo rritet nga 30 deri në 60 centimetra. Lulet e saj ngjyrë vjollcë ose rozë, kanë fara majoshe në ngjyrë kafe të errët dhe të kuqe.

Pupëza, sipas kërkimeve të AgroWeb.org, përmban fenolë, që luajnë rolin e fuqishëm të antioksidantëve që janë të rëndësishëm për mirëqenien e organizmit.

Te pupëza gjenden edhe alkamides, substanca që ndikojnë në sistemin imunitar. Ajo përmban gjithashtu polisakaride, glikoproteina dhe derivate të acidit kafeik.

Është e suksesshme për të trajtuar gripin dhe të ftohtit, bajamet, sindromën e lodhjes kronike, migrenën, reumatizmën, infeksionet e gjakut dhe infeksione të tjera bakteriale.

Si të përgatisni tretësirën e pupëzës

Tretësirat, sidomos ato me bazë alkolike, janë të thjeshta për t’u përgatitur. Nëse dëshironi të përgatisni tretësirën e pupëzës me alkool ju nevojiten:

Kavanoz qelqi
Alkol i pastër (80%)
Gjysmë filxhani me gjethe të thara pupëze (ose një përzierje të rrënjëve dhe gjetheve)

Udhëzimet

Mbusheni gjysmën e kavanozit me gjethe pupëze të thara. Hidhni sipër gjetheve disa lugë gjelle me ujë të nxehtë.

Pjesën tjetër të kavanozit mbusheni me alkool dhe përziejeni me një lugë të pastër.

Mbyllni kapakun dhe kavanozin vendoseni në një vend të freskët dhe të thatë dhe herë pas here tundeni kavanozin.

Pas gjashtë javësh, kullojeni me një napë të pastër. Tretësirën ruajeni në një enë tjetër qelqi me ngjyrë të errët.

Për të rriturit nevojiten 10 pika në mënyrë që të forcojnë imunitetin. Ju mund të përgatisni gjithashtu edhe çaj pupëze me gjethet e thara.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here