Deri më tani është besuar se uthulla e mollës mund të përdoret për çdo gjë nga pastrimi e deri tek shëndeti, por duket se disa gjëra thjesht nuk mund të pastrohen me uthull molle ! Living me poshte do te listoje të gjitha njollat apo materialet mbi te cilat lengu i ashtuquajtur magjik, jo vetem qe nuk do te veproje por mund te perkeqesoje gjendjen!
1. Gurin natyror dhe mermerin
Acidi i uthullës së mollës mund të gërryej gurin natyror, ndaj në të tilla materiale është mirë të përdorni pastrues të lëngshëm.
3. Njolla e vezës
Aciditeti mund të shkaktojë koagulimin e vezës dhe kjo do e bëjë më të vështirë pastrimin e njollës
4. Hekurin
Uthulla e mollës mund të dëmtojë materialin e hekurit, por nese ky i fundit eshte i veshur me gize, mund te perdorni uthull molle te tretur ne uje.
5. Druri
Parketi i drurit nuk duhet pastruar kurrësesi me uthull molle, por nëse është i tretur në një litër ujë mund të veprojë si një pastrues njollash.
6. Njollat e shkaktuara nga bari, boja dhe gjaku nuk mund të pastrohen me uthull molle. Mos e provoni pasi jo vetëm që nuk do të zgjidhni gjë, por mund të prishni përlhurat e njollosura. Burimi:GoodHouseKeeping