Të shikosh nga afër anatominë e kafshimit nga një mushkonjë është e tmerrëshme, pasi që mushkonjat përdorin gjashtë gjilpëra të ndryshme për ta thithur gjakun tonë dhe shpesh herë lënë një ‘dhuratë’ që mund të jetë vdekjeprurse. /InforCulture.info

Shkenctarët kanë zbuluar se goja e mushkonjës nuk përbëhet vetëm nga një shtizë e vogël. Mushkonja ka një system të sofistikuar me gjashtë gjilpëra të ndryshme që secila kryen funksionin e saj të ndarë duke shpuar lëkurën, gjejnë enët e gjakut dhe u a mundësojnë mushkonjave të thithin gjak prej tyre.

Mushkonjat mashkullore nuk kafshojnë, por kur një mushkonjë femër shpon lëkurën, një mbështjellës në formë të buzëve, shkenctarisht i quajtur labium lëvizë lartë dhe qëndron jashtë, ndërsa nën lëkurë shtyen gjashtë gjilpëra që shkenctarët i referohen si stileta.

Dy prej këtyre gjilpërave, të quajtura maxillae, kanë dhëmbë të vogël. Mushkonja i përdor ato për të parë përmes lëkurës. Ato janë aq të mprehta sa njeriu nuk mund ta ndjenë se mushkonja po e kafshon.

Një grup tjetër gjilpërash, të quajtura mandibula, i mbajnë indet veçmas të ndara derisa mushkonjat punojnë për ta thithur gjakun.

Pastaj sondat e gjilpërës të mprehtë të quajtur labrum futen nën lëkurë, duke shpuar një enë dhe fillon thithjen e gjakut.

Gjilpëra e gjashtë – e quajtur hypopharynx – hedh pështymën tek ne dhe jep kimikate që e mbajnë gjakun tonë të rrjedhë. Pështyma e mushkonjave gjithashtu bën që enët e gjakut të hollohen, bllokojnë reagimin tonë imunitar dhe lubrifikojnë proboscis. Kjo na bën që ne të ndjejmë irritim, duke na shkaktuar kruarje. Pastaj ajo shërben edhe si kanal për viruset dhe parazitët e rrezikshëm për shëndetin tonë që mund të bartën nga mushkonja.

Sisteme të tilla të sofistikuara, që u jepin karakteristika të veqanta kafshëve të ndryshme nuk i hasim vetëm të mushkonja por edhe te shumë kafshë tjera. Mushkonja si e tillë përmendët edhe në librin e shejtë të muslimanve Kuranin, në kaptinën Bekare ku thuhet: ‘’Allahu nuk ngurron të japë shembull mushkonjën ose diçka më të vogël se ajo… 26”. /InfroCulture.info

Video: Deep Look – YouTube

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here