Berati, mjaftojnë vetëm disa sekonda për të rënë në dashuri me të. Qyteti i xhevahirëve në Shqipëri të magjeps me atmosferën, arkitekturën dhe thesaret kulturore për të cilat është kujdestar fanatik.
Qendra historike është një vend me shtëpi të bardha të mbivendosura mbi kodër duke i dhënë asaj pseudonimin “Qyteti i një mbi një dritareve.” Një vend që ruhet me fanatizëm jo vetëm nga qytetarët e saj por edhe nga UNESCO. Berati i përket trashëgimisë botërore (së bashku me Gjirokastrën dhe Butrintin, të gjitha mrekulli shqiptare).
Berati: Qyteti antik
Peizazhi i ashpër në të cilin ndodhet Berati është një nga peisazhet më interesante të Shqipërisë.Nga askundi ju dalin malet!
Foto: Pirro Thomo/flickr-Kisha e Shën Triadhës
Ngisni makinën përmes rrugicave dhe kthesave që ofrojnë pamje të mistershme të ngrira në kohë.
Parkoni makinën në parkingun afër Bulevardit Republika, ose, siç quhet ndryshe Pedonalja. Është vendkalim i gjatë këmbësorësh i rinovuar.
Edhe pse kohët e fundit qyteti është bërë një nga destinacionet më të njohura turistike në Shqipëri, për fat të mirë nuk e ka humbur ende origjinalitetin dhe sharmin e tij. Për ta kuptuar këtë, mjafton të arrini tek Kalaja e Beratit (tarifa hyrëse: 100 lekë). Një labirint rrugësh prej guri, mure guri të thatë dhe shtëpi shekullore ende të banuara nga familje vendase. Këto shtëpi janë shndërruar në shtëpi pritjeje ku mund të kaloni natën. A ka ndonjë gjë më të unike se të flesh brenda mureve të një kështjelle antike?
Humbisni mes xhamive, kishave dhe kulteve fetare
Vizitoni Kishën e Konvikteve të Marisë,e cila sot strehon Muzeun e Onufrit kushtuar ikonës së famshme shqiptare të shekullit të gjashtëmbëdhjetë. Fotografoni mbetjet e Xhamisë së Kuqe, e cila thuhet se është ndërtuar në Berat në shekullin XIV.
Foto: Liridon Selmani/Flickr-Xhamia e Kuqe
Pastaj mos lini pa vizituar Kishën piktoreske të Trinisë së Shenjtë, e pozicionuar në mënyrë skenike dhe e mbivendosur mbi kodër.
Ju këshillojmë të ecni nëpër rrugët dytësore sepse brenda mureve keni vende që ofrojnë pamje magjepsëse. Nën kështjellën Mangalem ndodhet një tufë rrugicash dhe ndërtesash që datojnë që nga epoka otomane, me xhamitë e lashta, siç është Xhamia e Skapolit. Sipas legjendave antike, djemtë shkonin atje për të kërkuar vajza për t’u martuar.
Xhamia e Mbretit
Xhamia e Mbretit një tjetër vend magjepsës, e ndërtuar në fund të viteve ‘400 me urdhër të sulltanit Bayezid II. Ky i fundit u dallua për politikën mikpritëse ndaj hebrenjve Sephardikë të dëbuar nga Spanja në vitin 1492. Hebrenjtë u urdhëruan të vendoseshin në territorin e Perandorisë Osmane, pra në Shqipërinë e sotme.
Foto: Jusuf Rapaj/Flickr-Xhamia e Mbretit
Rreth pesë shekuj më vonë, vendi me shumicë myslimane në Ballkan mirëpriti përsëri një numër të madh të hebrenjve, duke i ndihmuar ata, kësaj radhe, të largoheshin nga kampet e përqendrimit nazist. I mirëpritën në bazë të kodit të nderit, besa. Besa e cila përbëhej (dhe akoma vazhdon të jetë e tillë) në mbajtjen e fjalës së dhënë për të ndihmuar, madje edhe me koston e sigurisë së vetë, kujtdo që ka nevojë për mbështetje.
Historia e bashkësisë hebraike në Shqipëri është rrëfyer në dhomat e Muzeut të Solomonit i cili është dy hapa largë xhamisë.
Gorica dhe rrethinat
Më në fund është Gorica, zona më pak turistike e Beratit, pothuajse e fshehur, pa turistë, por me një bukuri unike. Për ta arritur atje duhet të kaloni urën përpara Xhamisë së Skapolit. Kjo e fundit përshkon lumin Osum dhe shoqëron vizitorin pranë Kishës së San Tommaso dhe Restorantit historik Antigoni.
Foto: Pirro Thomo/Flickr-Ura e Goricës
Restoranti ofron nga tarracat e tij një pamje të pakrahasueshme të Mangalemit. Pastaj, përmes rrugicave të ngushta përfundoni në Manastirin e San Spiridones. Bashkëjetesa e ndërtesave fetare të feve të ndryshme është një nga vecantitë e këtij qyteti dhe i të gjithë vendit.
Pra, për të kuptuar plotësisht frymën e Beratit, dhe të gjithë Shqipërisë, pasi të keni dëgjuar thirrjen për lutjen islame dhe të vështroni ikonat mesjetare të kishave, thjesht ecni përgjatë Osumit për të admiruar qytetin me të gjitha bukuritë e tyre.
Momenti më i bukur është muzgu, kur dielli ngadalë fillon të perëndojë. Në këtë moment magjia e Beratit ndizet avash pas cdo drtite që ndizet si xixëllonj nëpër dritaret e shtëpive mbi kodër.
Ku të hani:
Antigoni, restoranti më i njohur në qytet nga tarracat e të cilit mund të admironi pamje të shkëlqyera mbi rrethin Mangalem.
Muzaka me tavolina përgjatë lumit Osum dhe kuzhinë tipike shqiptare, ose le të themi kuzhinë tipike Berati
Ku të flini:
Shtëpia Mikpritëse Vasili, zgjidhja ideale për ata që duan të jetojnë një përvojë autentike. Vasili është një shtëpi tradicionale e ndërtuar me gurë, brenda Kalasë së Beratit, e cila është kthyer në shtëpi mysafire. Në këtë link mund të rezervoni hotelin.
Hotel Mangalemi, një gjuajtje guri nga Xhamia e Sulltanit, në një ndërtesë të shkëlqyer nga epoka otomane. Gur i bukur dhe tarracë e brendshme me pamje panoramike.
Hotel Onufri, perfekt për ata që kërkojnë strehim elegant. Dhoma dyshe superiore ofron një pamje të pakrahasueshme mbi çatitë që ka Berati.