Categories: KËSHILLA

Truk për pastrim të shporetit me tabletë për larje të enëve

Secila amvise heq të zitë e ullirit me derën e furrës e cila ndotet me rastin e çdo pjekjeje

Më së shumti telashe kanë rreth pjesëve të qelqta, sepse në to nuk guxojmë të bëjnë shtypje tepër të forta as ta përdorin telin i cili mund ta gërvishtë sipërfaqen e ndjeshme të qelqit.

E pastër, por e gërvishtur? Dyert e tilla janë përkujtues i përhershëm i gabimeve të cilat i kemi bërë me vegla të ndryshme kur kemi arritur t’i eliminojmë yndyrat e pjekura mirëpo edhe ta shkatërrojmë aparatin e dobishëm të kuzhinës.

Amvisat e reja janë kujtuar të provojnë diçka krejtësisht të re – tabletën për larje të enëve në makinë.

Për fillim, patjetër përdorni dorezat, sepse këto tableta janë jashtëzakonisht të forta. Pikërisht për këtë shkak edhe mund t’i eliminojnë njollat nga sipërfaqet e enëve.

Derën e furrës njomeni mirë me sfungjer të lagësht, pastaj me kujdes me skajin e tabletës filloni ta fërkoni xhamin me to.

Derisa të jetë krejtësisht e thatë tableta, kohë pas kohe mund ta njomni në sfungjer – me kujdes – që të mos fillojë të shkrihet tepër. Kur ta pastroni xhamin, kaloni në pjesën e emaluar.

Atëherë një pjesë e mirë e tabletës do të jetë e shkrirë, andaj përfundojeni në atë mënyrë që pjesët e mbetura të saj t’i fërkoni mirë me sfungjer në gjithë derën.

Lëreni këtë shtresë që të qëndrojë pak pastaj shpëlajeni mirë dhe shkëlqejeni me leckë të thatë.

In For Culture

Recent Posts

Enver Hoxha (1966): Kosova është shqiptare, mbetet shqiptare dhe i përket Shqipërisë

Me rastin e shkarkimit, që Josip Broz Tito dhe udhëheqja më e lartë e Jugosllavisë,…

20 mins ago

Zbulohet vizatimi 2,000-vjeçar në formë të një maceje(Foto)

Në Peru është zbuluar një vizatim në tokën shkretirore ,ai ka formën e një maceje…

52 mins ago

NASA në misionin e tyre, me sukses prekën asteroidin

Pasi orbitoi rreth Tokës asteroidi Bennu për gati dy vjet, anija kozmike e NASA-s OSIRIS-REx…

1 hour ago

58 TË SHËRUAR DHE 159 RASTE ME COVID-19!

58 TË SHËRUAR DHE 159 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin…

1 hour ago

Hëna mund të ketë mbrojtur atmosferën e Tokës nga Dielli para 4 miliardë viteve

Hëna mund të ketë mbrojtur atmosferën e Tokës nga Dielli që ka qenë më aktive,…

1 hour ago

Kur ndryshon ora këtë vjeshtë dhe si lëvizin akrepat

Edhe pse u diskutua se shumë shpejt ora do të qëndrojë e njëjta, duket se…

1 hour ago