Categories: KAFSHËT

Largimi i tërsishëm i barishteve nga liqeni akumulues i Mitrovicës mund ta dëmtojë faunën e liqenit

Pas reagimit të qytetarve të Mitrovicës dhe pas vëzhgimit të gjendjes në liqenin akumulues në Mitrovicë, komuna e Mitrovicës sot ka marrë vendim që nē bashkëpunim me shoqatën e peshkatarëve t’i largojë barishtet e rritura në ujin e liqenit të Mitrovicës. /InforCulture.info

Liqeni akumulues në Mitrovicë qe disa vite është shëndrruar në një vend shumë atraktiv jo vetëm për qytetarët e Mitrovicës por edhe më gjerë. Liqeni, me ujin e lumit Ibër, shëtitoren në dy anët e tij si dhe restoranet afër, është shëndrruar në një prej vendeve më të frekuentuara në Mitrovicë.

Por, vend në Liqenin e Mitrovicës kanë gjetur edhe kafshët, posaçërisht peshqit dhe shpendët, dhe kësisoj ka marrë një pamje edhe më të bukur në këtë aspekt.

Disa ditë më parë me ramjen e nivelit të ujit në liqe, janë vrejtur barishte në ujë të liqenit të dalura mbi siperfaqe të ujit, e për shumë kë, duket se kjo pamje ka ngritur shqetësim dhe është dukur e pahijshme. Andaj komuna e Mitrovicës edhe këtë vit ka marrë vendim që ato barishta në liqe të largohen.

Mirëpo, barishtet në ujë janë pjesë e faunës së liqenit, pasi që peshqit që vërehen se kanë filluar të shumohen në masë të madhe, jetojnë dhe ushqehen nga to. Andaj largimi i tërsishëm i tyre to të ndikonte direkt në dëmtimin e faunës se liqenit, pasi që shumë peshq në mungesë të tyre, do të detyrohen të largohen nga aty. E kur nuk ka peshq, nuk mund të ketë as shpend, pasi që shpendët vijnë në liqe për tu ushqyer me peshq, bimë dhe gjallesa tjera në ujë.

Një zgjidhje e mirë për këtë problem, do të ishte që barishtat në liqenin akumulues të Mitrovicës të mos largohen tërësisht. Mund të largohen vetëm një pjesë prej tyre, ato të cilat janë bien në sy më shumë si “pengesë” për qytetarët dhe pjesët tjera më në thellesi të liqenit të mos preken.

Do të ishte shumë e rëndësishme që ne si qytetar të jemi më të vetdijëshëm në këtē aspekt, të kemi kujdes që liqeni dhe zona perreth tij të mos  ndotet nga ne, ta ruajm ambientin të cilin të gjithë e shfrytzojmë, barishtat në ujë nuk janë dhe nuk duhet parë si ndotje. /InforCulture.info

In For Culture

Share
Published by
In For Culture

Recent Posts

4 arsyet më të zakonshme përse lulet dhe bimët vyshken, ja zgjidhja për çdo problem

Të kujdesesh për bimët e lulet në vazo duket mjaft e lehtë deri në momentin…

12 hours ago

“Shtëpia e Bardhë”, kur u vendos guri i parë i themelit dhe si u vendos ky emër

Ndërtimi i Shtëpisë së Bardhë nisi me gurin e parë të themelit, më 13 tetor…

12 hours ago

Nëse jeni djegur, ja masat urgjente për të mos mbetur shenja

Nëse aksidentalisht jeni djegur me hekur apo ju është derdhur kafeja e nxehtë, duhet të…

12 hours ago

Njerëzit që braktisën shkollën, por ndryshuan botën!

Një nga çmimet më prestigjiozë, që një person mund të marrë në rrugëtimin e jetës,…

13 hours ago

Mbajeni gripin dhe virozat sa më larg vetes duke shmangur këto gabime në të përditshmen tuaj

Moti i paqëndrueshëm, luhatjet e temperaturave, qëndrimi për një kohë të gjatë në ambiente të…

13 hours ago

Kosova në Ilirikun e vitit 1689

Historiani Jahja Drançolli, ka publikuar një pjesë të hartës së Ilirikut, marrë nga atlasi i…

13 hours ago