Categories: KËSHILLA

8 përdorimet e panjohura të pastës së dhëmbëve

Sa herë që mendojmë për dhëmbët, gjëja e parë që na vjen në mendje janë këshillat e dentistëve për t’i larë sa më shpesh. I keni larë dhëmbët sot ? Nëse jo, jeni akoma në kohë. Pasta e dhëmbëve është produkti bazë për një larje sa më të mirë. Por pasta e dhëmbëve ka edhe shumë veti të tjera të dobishme për shtëpinë. Zbuloni në Living për çfarë bëhet fjalë dhe ndani me ne përshtypjet tuaja.

1.Eliminon ndryshkjen e hekurit të rrobave
Pas shumë përdorimesh hekuri i rrobave krijon një shtresë ndryshku ose smërçi. Nëse doni ta hiqni, spruconi pas ujë të nxehtë mbi të dhe fërkojeni me pastë dhëmbësh. Rezultati është i menjëhershëm.

2.Pastron njollat e jakave të këmishave
Njollat e brendshme të jakave hiqen me vështirësi me detergjent. Prandaj para se t’i lani, lyejini me pastë dhëmbësh dhe më pas futini në lavatriçe. Kjo vlen edhe për shenjat e buzëkuqit që mund t’ju kenë lënë gabimisht mbi këmishë.

3.Fshin CD-të dhe DVD-të e gërvishtura
Edhe pse teknologjia ka avancuar dhe pothuaj të gjithë përdorim usb, ka akoma nga besnikët e CD-ve. Për të hequr gërvishtjet e tyre, fërkojini më një sfungjer të butë dhe pastë dhëmbësh. Në fund fshijini më leckë pambuku. Mund të bëni të njëjtën gjë edhe për ekranin e telefonit.

4.Heq njollat e ujit ose të verës në tavolinë
Gotat ose kana lënë gjithmonë mbi tavolinë nga njolla të besdisshme. Hiqini ato me pastë dhëmbësh.

5.Ndihmon thonjtë e zverdhur
Nëse keni probleme me zverdhjen e thonjve, ju mund t’i kuroni më pastë dhëmbësh dhe verë të bardhë. Krijoni një përzierje dhe përdoreni sipas dëshirës. Pas çdo lyerje, futini duart në dorashka.

6.Bizhuteritë e nxira
Nëse doni që bizhuteritë tuaja të shkëlqejnë si më parë, mjafton t’i lani me pastë dhëmbësh dhe t’i shpëlani me ujë të ftohtë me akull. Pas tharjes ato do të duken si më parë. Kjo këshillë vlen si për bizuteritë e argjendit dhe ato të floririt. Mund të bëni të njëjtën gjë edhe me enët e gatimit prej alumini dhe inoksi.

7.Parandalon shfaqjen e akneve
Përdorimi i pastës së dhëmbëve shoqëruar me argjilë të bardhë krijon një maskë perfekte për të parandaluar shfaqjen e akneve dhe njollave.

8.Pastron sipërfaqet e xhamit
Ju mund të pastroni syzet optike, syzet e diellit, pasqyrat e shtëpisë ose të makinës duke i larë me ujë të ftohtë dhe pastë dhëmbësh. Mund të shtoni edhe disa pika uthull molle për një veprim më të shpejtë.

In For Culture

Recent Posts

Ushqimet që ndalojnë gërhitjen

Gërhitja është një problem që prek shumë njerëz në mbarë botën. Zhurma e bezdisshme e…

15 hours ago

Çfarë ishin konkurset blegtorale që u zhvilluan në Shqipëri nga 1929 deri në 1936 (FOTOT)

Konkurset blegtorale janë zhvilluar në Shqipëri për herë të parë në vitin 1929 në Tiranë…

15 hours ago

Si të përmirësoni lidhjen Wi-Fi në shtëpi dhe të keni internet më të shpejtë

Ndërsa koronavirusi vazhdon të përhapet, shumë njerëz e gjejnë veten duke punuar ose studiuar nga…

16 hours ago

A duhen përdorur antibiotikët kur jeni me grip?

Një nga sfidat më të mëdha të shëndetit global është përdorimi pa kriter i antibiotikëve.…

17 hours ago

Daisugi, teknikë e lashtë japoneze e mbjelljes “pemë mbi pemë”

Japonia është një vend intrigues (veçanërisht për një të huaj) që nuk pushon së mahnituri…

17 hours ago

Rigjeneroni flokët tuaj me uthull molle, limon dhe birrë

Flokët mund të dobësohen dhe të fillojnë të bien për shumë arsye, duke filluar nga…

17 hours ago