Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Jemi në Pejë, është viti 1941…! Lexo fjalimin epik të Esat Mekulit: “Kosova dhe Çamëria plagë të randa dhe të paharueshme”

Është viti 1941…, Pejë!

“Kosova dhe Çamëria kanë çelë plagë të randa dhe të paharueshme në trupin e popullit t’onë, por i kanë dhanë edhe eksperiencë të madhe Shqipnisë së lirë dhe të bashkueme sot e mbrapa me vendet që ia kishin grabitun. Po flas si djalosh i Kosovës shqiptare, i Kosovës qi në ditën e sodit po lirohet përgjithmonë prej zgjedhës, me dishirin e madh dhe të pashkimun qi Kosova shqiptare t’i bashkohet Shqipnisë së lirë, qi vllaznit tonë, të çdo feje qofshin, t’a ndjejnë me zemër se janë vllazen rreth qëllimit dhe punës së përbashkët.

Zemrat t’ona le të jenë të mëdhaja dhe veprat t’ona edhe ma të mëdhaja, terrori qi anmiqt mbuellën nëpër fushat tona të buta dhe pjellore le të jenë nji herë e mirë mësim për bashkimin t’onë rreth idealeve të përbashkëta. Besa dhe dashunija vllaznore le të jenë të mëdha, sikurse ka qenë e madhe vuejtja e jonë deri tash, pse Shqipnia duhet me kenë e njishme, e pandashme, e pacoptueme.”/MekuliPress/InforCulture.info

InFor. Culture

Recent Posts

54 TË SHËRUAR DHE 186 RASTE ME COVID-19!

54 TË SHËRUAR DHE 186 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin…

5 mins ago

Çfarë tha kryeministri serb, për vrasjen e Esat Pashës?

Nga Aurenc Bebja “La Petite République” ka botuar, të enjten e 17 qershorit 1920, në…

11 mins ago

Ballkani quhej Scandrebeco; Zbulimi i hartës së rajonit e vitit 1455

Një rast tjetër i ngjashëm kur territoret përcaktohen me emrin e një njeriu mund të…

1 hour ago

Arkitektja e parë shqiptare në Kosovë

Suade Doko Mekuli (1931-2010), erdhi nga Ohri i Maqedonisë në Prishtinë në moshë të re…

2 hours ago

Si u vendos “taksa e parfumeve” në Shqipëri për të financuar shtypjen e librave shqip për ‘tokat e lirueme’!

Në fund të tetorit të vitit 1943, kur vendi ndodhej nën pushtimin e trupave ushtarake…

2 hours ago

Misteret e shpellave të Cërkolezit të Istogut

Shkruan: Haxhi Mehmetaj Motivet e vizatuara, dielli, shkronja X, rrathët më katër rreze, rombi dhe…

2 hours ago