InforCulture sjellë filmin etnografik “Kroni” ,realizim i autorëve Lekë Shala dhe Anduena Halilaj, i cili trajton temën e kufirit Shqipëri-Kosovë ,dhe historinë e fshatit Gorozhup ,familjet e të cilit u ndanë në të dy anët e kufirit./InforCulture.info
Kroni tek bashkësi agrare përveç si burim i ujit, në rutinën e tyre të përditshme shpesh pa vetëdijen e tyre, krejt natyralisht shndërrohej në “pronë publike” të bashkësisë. Aty ndodhnin takimet e rastësishme, bashkimet, konfliktet. Jo rastësisht kroni përmendet shpesh herë në veprën epike të lashtësisë, Iliada, por edhe tek shumë vepra të tjera antike.
Në rastin e filmit “Kroni”, problemi është shtruar në rrafshin etnografik, antropologjik edhe historik në bashkëdyzim me elemente përcjellëse artistike. Pas vendosjes së kufirit të hekurt në vitin 1948 nga shteti monist shqiptarë shumë familje u prekën ekonomikisht, shumë të tjerëve ju mohua gjysma e pronave pasi kalonte në anën tjetër të kufirit, shumë u ndanë nga familjarët për të mos u parë për rreth gjysmë shekulli. Në fshatin Gorozhup familjet e të cilit u ndanë në të dy anët e kufirit, përdornin kronin që ndodhej pikërisht në kufi. Me qenë se ushtarët shoqëronin familjarët të cilët merrnin ujë, ata gjenin mënyra alternative për të transmetuar mesazhe. Baca Mehmet (Mehmet Tanaj) rrëfen kujtimet e tij rreth kronit, një histori vogël në një kënd të Kosovës por që gjenezën e kishte tek problemet e mëdha politike ku Kosova në mënyrën e saj, dhe Shqipëria si një rast i pa precedent, do të zhyteshin në gjysmëshekullin e ardhshëm.
/InforCulture.Info