Shqiponja është një prej shpendëve më të mëdhenjë dhe më grabitqarë që ushqehet me kafshë të tjera, si shpend, lepuj, brejtës të ndryshëm, peshq, deri tek të vegjlit e kafshëve më të mëdha sic jan dhitë, delet, të vegjlit e lopëve por edhe shtazëve tjera të egra. /InforCulture.info

Shqiponja është shpend shumë i mençur me aftësi të veçanta si në fluturimin e saj, shikim dhe fuqinë e saj trupore. Në shumë raste shqiponja sulmon në mënyrë të papritur duke u hedhur në sulm nga hapësira të larta në qiell. Zakonisht shqiponjat sulmojnë me thonjët e tyre shumë të fortë dhe të mëdhenj. Ato e kapin prenë e tyre dhe e mbysin me thonjë duke e marrë me vete në folenë e tyre. Në raste tjera, kur preja e saj është më e rëndë, shqiponja e gjuan prenë duke e rrëzuar nga hapësira të larta malore deri sa të mbytet duke u goditur në shkëmbinjë dhe gurë, dhe pastaj shkon dhe ushqehet me të.

Në shumë raste në shumë vende shqiponjat kanë sulmuar edhe njerëzit, posaçërisht fëmijët sic do të mund të shihni në videon e postuar më poshtë. /inforculture.info

Video: /Awesome Animals, Youtube

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here