Në Shqipëri fotografitë e para janë bërë në Shkodër që më 1858.  Nismëtar ishte Pjetër Marubi (në foto).

Fotografitë e para bëheshin bardhë e zi dhe fotografimi bëhej në natyrë, me hije.

Në vitet 1885-1890 po në Shkodër u ndërtua studioja e parë, e pajisur me të gjitha mjetet e kohës.

Për fotografim përdorej drita natyrore dhe si sfond përdorej dekor me pamje të qytetit e të fshatit.

Më 1885 nisi punën në atë studio Kel Marubi, i cili i solli shërbime të çmuara edhe historisë shqiptare, duke fotografuar figura të njohura dhe ngjarje të rëndësishme politike.

Marubi ndoqi nga afër evoluimin e fotografive bashkëkohore dhe mbajti marrëdhënie me firma të njohura evropiane.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here