InforCulture sjellë për ju një fotografi të rrallë të vitit 1910 të shkrepur në qytetin e Shkodrës. /InforCulture.info

Fotografia duket të jetë shkrepur në një ditë tregu në qytetin e Shkodrës, pasi që në të shihen mallra si pemë perime dhe gjera të ndryshme si dhe burra dhe gra shqiptare duke bërë shit-blerje.

Fotografia të jep përshtypjen e një dite të qetë, ku banorët shkodranë, por ndoshta edhe banorë të viseve të tjera shqiptare kanë dalë të furnizohen me gjera të nevojshme për ta. Karakteristike tjetër e kësaj fotografie është edhe veshjet e njerzëve në foto. Aty shihen burra të veshur me tirqi por edhe me fustanella (gjë që shumë kush mendon se fustanella ishte traditë vetëm e burrave të Shqipërisë së Jugut). Në fotografi shihen edhe gratë malsore me veshjën Xhubletën mijëvjeqare. /inforculture.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here