Bjeshkët e Namuna të Kosovës janë zona malore më e madhe dhe më e lartë e Kosovës, në pjesën perëndimore të saj, kufi me Shqipërinë dhe Malin e Zi, vazhdim i drejtpërdrejtë orografik i Bjeshkëve të Namuna që shtrihen brenda territorit të Shqipërisë.

Rrjedhja e sipërme e Bistricës së Pejës i ndan Bjeshkët e Namuna të Kosovës në pjesën jugore dhe veriore.

Në pjesën jugore gjenden majat më të larta, si maja e Ropës, Marjashi, Gjeravica, maja më e lartë e Kosovës (2656 m).

Kanë gjithashtu reliev të ashpër, të thepisur, me kreshta të ngushta e forma të shumta.

Pjesën veriore të Bjeshkëve të Namuna të Kosovës e përbëjnë malet Hajlla, Zhlebi, Mokra etj.

Bjeshkët e Namuna kanë pasuri të mëdha ujore dhe janë një nga zonat më të pasura të Ballkanit me bimësi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here