Që të keni fytyrë të pastër dhe të freskët, kurse nuk keni kohë për tretman, mund të provoni disa zgjidhje alternative për kujdes shtëpiak.

Receta për përgatitje të tonikut për pastrim të fytyrës në kushtet shtëpiake që po jua prezantojmë ju tërheq me thjeshtësinë e vet, transmeton “Zeri.info”.

Gjithçka që ju nevojitet për të përgatitur këtë është një përbërës me aromën që ju pëlqen dhe majdanoz i freskët.

Në një litër ujë të zierë vini një tufë majdanoz të freskët dhe lëreni të përgatitet rreth 15 minuta.

Më pas kullojeni dhe lëreni të ftohet.

Mund ta mbani në një shishe të vogël në frigorifer një muaj të tërë.

Nëse dëshironi të ketë aromë të këndshme mund t’i hidhni disa pika aromë që ju pëlqen, përcjell “Zeri.info”.

Nëse kini fytyrë të yndyrshme në vend të përbërësit të trëndafilit hidhni atë të nenexhikut, kurse nëse keni fytyrë të thatë hidhni disa pika përbërës me aromë trëndafili.

Për fytyrë normale është mirë në tonik të hidhni disa pika të përbërësit me aromë portokalli.

Toniku duhet të përdoret në mëngjes dhe në mbrëmje dhe do ta shihni se pas një kohe rezultatet s’do të mungojnë kur fytyra juaj do të jetë e pastër dhe e freskët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here