Categories: KËSHILLA

Muaji i Ramazanit, çfarë ushqimesh duhet të shmangni për iftar

Muaji i Ramazanit konsiderohet muaji më i shenjtë i tërë vitit sipas traditës islame. Myslimanët anë e mbanë botës e festojnë Ramazanin, agjërojnë dhe lidhen më shumë se kurrë me njëri-tjetrin.

Por, çfarë duhet të hanë për iftar ata që agjerojnë? Çfarë rekomandojnë ekspertët?

Mos përzieni fruta me shujtat tuaja: Agjërimin prisheni me fruta ose konsumoni pasi ta keni përfunduar shujtën – pra mos i përzieni me shujta. Kur pemët kombinohen me minerale, yndyra dhe proteina, ato mund ta pengojnë procesin e tretjes.

Mos e kombinoni djathin me frutat e thata (arra, bajame, fistekë, etj.) dhe ushqimet e detit me mishra tjerë: Trupi i njeriut është i programuar ta tretë vetëm një formë të koncentruar të proteinës në një kohë. Konsumimi i më shumë llojeve të proteinës mund të shkaktojë komplikime në sistemin tretës.

Shmangni kombinimin e ushqimeve agrume me ushqime të bazuara në qumësht: Acidi acidik që gjendet në qumësht mund të shkaktojë pakëndshmëri në stomak.

Pasi ushqimet të fituara nga qumështi nuk shkojnë mirë me proteina, ju duhet të shmangni këtë, shkruan tg.

Hani me kujdes: Mos u nxitoni duke ngrënë. Nëse trupi pranon shumë ushqim brenda një kohe të shkurtë kohore pasi ka qëndruar tërë ditën pa ngrënë, ai mund të ketë probleme me tretje dhe probleme gastrike.

Fillojeni iftarin me fruta, jogurt, lëngje të ndryshme dhe pastaj fillojani shujtës kryesore. Kjo do t’i japë kohë stomakut ta përgatisë veten dhe të funksionojë siç duhet.

In For Culture

Recent Posts

Çfarë është sindroma Tourette?

Sindroma Tourette është një problem me sistemin nervor që i bën njerëzit të bëjnë lëvizje…

12 hours ago

Si u shndërrua Athina nga Pellazge në Greke

Straboni na tregon se si e morën grekët, Athinën pellazge! Asnjë provë e vetme nuk…

12 hours ago

Nuk i dini? Ja cilat janë produktet që nuk skadojnë pothuajse kurrë

Ekzistojnë disa produkte që nuk skadojnë kurrë. Ato mund të konsumohen në çdo kohë nëse…

12 hours ago

Shoferi i parë që u dënua me gjobë për tejkalim të shpejtësisë, ja sa km/h po voziste

Walter Arnold ka qenë duke drejtuar makinën “Arnold Benz Motor” Cariage, me 12 kilometra në…

12 hours ago

Çfarë janë Venomet?

Venomet janë e drejta kanunore e përpunuar gjatë shekujve në krahinat e Shqipërisë. Para pushtimit…

13 hours ago

12 foto të frikshme të qyteteve kineze ku nuk jeton asnjë njeri – arsyeja do t’ju befasojë

Në Kinë ekzistojnë qindra qytete që kanë çdo gjë që i nevojitet një jetese moderne…

13 hours ago