Fshati Tushilë i komunës së Skenderajt është ndër fshatrat më të pasura në këtë komunë me bukuritë e tij natyrore dhe  të kalurën e tij historike rreth gjetjes së artefakteve, shkruan InforCulture.info

Fshati Tushilë duke pasur një pozitë tejet të mirë gjeografike dhe natyrë të mrekullueshme e përrallore,kohëve të fundit është kthyer në atraksion turistik shumë të frekuentuar.

Ky fshat, i cili gjendet jo shumë larg nga qyteti i Skenderajt ka një natyrë që ngjan si vend i dale nga përrallat.

Kodrat e larta, livadhet e lumi që kalon përmes këtij fshati i`a shtojnë bukurinë këtij fshati i cili përvec se është i bukur,ka një histori mjaft të lashtë e interesante.

Ky fshat sipas studiuesve është vendbanim mesjetar, ku në atë kohë përbëhej nga “Qyteti i Vogël, “Qyteti i Madh” që  ndodhej në pozitë jashtëzakonisht strategjike, ku ngrihej vendbanimi mesjetar i fortifikuar, nga një Kishë Mesjetare që sot quhet “Livadhi i Kishës”, “varreza të moçme” mesjetare dhe “Traseja e rrugës së vjetër” që sot gjindet në gjatësi prej 40 metrash dhe gjerësi prej 3 metrash në drejtim të fshatit Kopiliq, ku kjo rrugë lidhte këto dy fshatra në kohën e mesjetës.

Ky fshat tash është i banuar nga më shumë se 300 banorë me një sipërfaqe prej 28km /2,përcjell inforculture.info

Nësë shkon në Tushilë ,janë shumë gjëra që do të të bien në sy,jo vetëm për nga bukuria por edhe nga historia që ato mbajnë në vetë.Ndër to është edhe mulliri qindravjeçar i cili ka vazhduar të punojë brezë pas brezi duke u shërbyer banorëve vendas the të rrethinës në kohë lufte e në kohë paqeje.

Poashtu një vend të rëndësishëm zë edhe fortifikata “Gjyteti i madh” i cili ëhtë një monument i trashëgimisë kulturere dhe ka një histori,që shpesh të duket edhe si legjendë.

Banoët e këtij fshati janë aq mikpritës sa secili është i gatshëm t`i përcjell vizitorët përgjatë vizitave dhe t`ua tegojë me entuziazëm historinë e secilës nga ato q përmendëm më herët.

Fotografitë që shihni në këtë artikull tregojnë së miri bukuritë e pashpjegueshme të këtij fshati./Inforculture.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here