Macet dihet që janë kafshë shtëpiake të pavarura, por kjo nuk do të thotë që ato nuk tregojnë dashuri ose kujdes për pronarët e tyre

Macet ndryshojnë nga qentë, pasi ato kanë zemër më të ftohtë, por edhe ato kanë mënyrat e tyre për të treguar dashuri.

Nëse keni mace në shtëpi, me siguri e dini që ato ju presin gjithmonë tek dera kur shkoni në shtëpi. Kjo ndonjëherë është edhe e çuditshme, mirëpo ka arsye pse macet janë në gjendje ta dinë se kur do të shkoni në shtëpi:

Ato mund t’ju dëgjojnë

Nuk është çudi që macja juaj e di saktësisht se kur do të hyni në shtëpinë tuaj pasi ato kanë dëgjim të shkëlqyeshëm.

Macet mund të zbulojnë një gamë të gjerë frekuencash dhe të dëgjojnë tinguj më të lartë se njerëzit. Pra, kur parkoni në garazhin tuaj ose merrni ashensorin, ato e dinë, sepse ju dëgjojnë. Kjo na çon te arsyeja pse macja juaj është tek dera, kur ju futeni në shtëpi.

Ato e dinë rutinën tuaj

Përveç dëgjimit të tyre, macet kanë një tjetër mashtrim që e përdorin për të kuptuar saktësisht kur po ktheheni në shtëpi. Ato kanë një sens të mirë të kohës, që do të thotë se macet mund të kuptojnë se kur do të ktheheni në shtëpi.

Rutina është diçka që ka kuptim për to, prandaj ato e dinë kohën e mbërritjes tuaj, veçanërisht nëse keni një orar të qëndrueshëm, të cilin ato mund ta mësojnë.

Duan dashurinë tuaj

Zakonisht kur i kemi në shtëpi kafshët shtëpiake, ne u kushtojmë vëmendje ose trajtime, veçanërisht nëse kemi kaluar orë të gjata larg tyre.

Është krejt normale të japësh këtë pjesë shtesë të dashurisë dhe kujdesit kur të mbërrini në shtëpi, dhe ato e duan këtë gjë.

Duan ushqim

Perveç se duan të kalojnë më shumë kohë me ju, macet mund të kenë edhe diçka tjetër në mendje si: ushqimi.

Ato janë sjellë mirë gjatë ditës, prandaj e meritojnë të trajtohen me gjëra të shijshme dhe për këtë arsye ju presin tek dera. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here