Makina e larjes së rrobave në temperatura të ulëta lejon zhvillimin dhe bartjen e bakterieve nga rrobat e zakonshme me peshqirët e kuzhinës, të cilët mund të shkaktojnë infeksione në familje.
Temperaturat e ulëta në programet ekonomike për larjen e rrobave, nuk janë të mjaftueshme për të vrarë bakteriet, theksohet sipas një studimi të Shoqatës britanike për higjienë. Sipas tij, rreth 0.1 g ose 10,000 fekale mbeten tek brekët e “pastra” pas larjes në temperatura të ulëta.
Njerëzit besojnë se, rrobat pas çdo larje në makinën e larjes së rrobave, duhet të jenë të pastra, por ka një dallim të madh mes pastërtisë sipërfaqësore dhe asaj higjienike, informon dritare.net.
Programi ekonomik dhe programet tjera të lavatriçes në temperatura të ulëta janë problematike jo vetëm për shkak të mbetjeve bakteriale, por edhe përtej kontaminimit duke kaluar në gjëra tjera në makinë dhe krijimin e të ashtuquajturës “përzierje bakteriale”.
Gjërat nga ku vijnë bakteriet, si peshqirët dhe salvetat apo pëlhurat e kuzhinës, janë në kontakt të drejtpërdrejtë me trupin e njeriut dhe lehtë mund të shkaktojnë shumëllojshmëri të sëmundjeve. Bakteriet në rroba me lagështi janë më të rrezikshme, sepse mund të vijnë në kontakt me duart tuaja gjatë vendosjes në tel për tharrje, dhe më pas të prekni paqëllim gojën tuaj me ato duar.
Këshillohet që rrobat të lahen mbi 60°C./E.B-dritare.net