Një video inqizim i postuar në kanalin Youtube, paraqet Kosovën në vitin 1944, pra Kosovën e para 76 viteve. /InforCulture.info

Ky video inqizim aludohet të jetë në kohën e luftës së dytë botërore, dhe duket se është bërë nga ndonjë televizion gjerman i asaj kohe.

Pamjet e marra duket sikur janë në qytetin e Prizrenit pasi që në fillim të videos shihet pjesa e qytetit që duket sikur është filmuar nga pjesa e kalasë së Prizrenit.

Më tej pamjet e videos në një treg ku shqiptarët bëjnë shitjen dhe blerjen e produkteve bujqësore janë shumë interesante por njëkohësisht edhe shumë prekëse, pasi që sipas pamjeve shihet edhe jeta e vështirë që ka përjetuar populli shqiptar në periudha e në rrethana të ndryshme kohore e historike. /inforculture.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here