Inxhinierët e kanë zbuluar një pilulë të vogël robotike, e cila e liron insulinën sapo të futet në lukth. Ekipi i shkencëtarëve është frymëzuar nga një breshkë e vogël, e cila ka formë të ngjajshme trupore me këtë pilulë.
Brenda pilulës ndodhet një sasi e vogël e insulinës. Pasi pilula të mbështetet në murin e lukthit, insulina del nga pilula dhe pilula mund të lëvizë drejt zorrëve dhe në fund largohet nga trupi. Kjo pilulë tashmë është testuar në minj dhe derra dhe ka dhënë rezultate të mira.
Hulumtuesit shpresojnë se pilula do të fillojë të përdoret në njerëz pas tre vjetëve. Sipas tyre, ajo mund të jetë një zëvendësim shumë i mirë për injeksionet. “Është një koncept i ri dhe një ide e mirë”, tha Edith Mathiowitz, profesoreshë e mjekësisë në Universitetin “Brown”.
Pasi muri i lukthit nuk ka shumë receptorë të dhimbjes, shpimi i vogël që krijon kjo pilulë nuk do të shkaktonte dhimbje te pacientët. Në këtë mënyrë, insulina futet në rrjedhën e gjakut të pacientit dhe jep efekt tw menjëhershëm.
Shkencëtarët e kanë përdorur insulinën e tharë dhe të shtypur për ta bërë mjaftueshëm efektive në një pilulë të vogël, shkruan “The New York Times”.