I mbështetur nga arti antik dhe tradicional japonez i dizenjimit të luleve, Raku Inoue  skulptor dhe fotograf krijon portrete shumëngjyrëshe të insekteve dhe kafshëve.

Artisti me qendër në Montreal, përdor lule, degëza e gjethe nga kopshti i tij.

Secila prej tyre është unike pasi zgjedh materialet e tij sipas stinëve dhe asaj që natyra ofron gjatë tyre.

Koleksioni i tij i  rradhës “Insektet Naturë” përmban flutura, merimanga, bufa të punuara në mënyrë të hollësishme.

Artisti, i cili u rrit në Japoni, kalonte çdo verë së bashku me gjyshen e tij që jetonte në fshat afër Hiroshimas.

Insektet kanë një kuptim të veçantë për Inoue, sepse gjyshja besonte ata përfaqësonin praninë e burrit të saj të ndjerë.

“Një ditë, ishte shumë erë, kështu që shumica e petaleve delikate nga shkurret e trëndafilit binin në tokë.

 I kapa dhe bëra insektin e parë me lule. Unë kam bërë shumë insekte që nga atëherë e tani, përpiqem të shtrij kufijtë e artit të lules”, tha artisti 

Më poshtë janë disa nga punimet e tij të veçanta.









LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here