Categories: KULTURË

Djegia e xhamisë 450 vjeçare në Drenas, humbje e një vlere tradicionale e kulturore te shqiptarëve

Xhamia 450 vjeçare në Verboc të Drenasit që është djegur të premten ka përmbajtur vlera të mëdha historike dhe tradicionale të Kosovës,shkruan InforCulture.Info

Xhamia edhe pse nuk kishte qenë në shfrytëzim të besimtarëve, ajo që nga viti 2014 kishte qenë e hapur për vizitorë të cilët donin të njiheshin me këtë objekt që njihej si ndër më të vjetrit jo vetëm në Komunën e Drenasit por edhe në gjithë Kosovën.

Me djegien e kësaj xhamie,është djegur edhe një copë historie e Shqiptarëve ndër shekuj,të cilët krahas me vlerat tradicionale e kulturore ,zhvillonin edhe vlerat fetare e vllazërore.

Kjo xhami sipas fakteve ishte ndërtuar rreth 5 shekuj më parë dhe kishte shërbyer për besimtarët Islam deri në vitin 2014  kur edhe u ndërtua  xhamia e re.

Xhamia ka shërbyer për breza e breza për popullin e këtij rajoni dhe sigurisht është në memorien e shumë njerëzve të kësaj pjese si fortifikatë e luftes dhe strehë në kohë të vështira.

Sipas banorëve  xhamia e Verbocit  gjatë luftës ka shërbyer si mburojë për refugjatë ku e kanë kaluar natën, kanë marrë ndihma shëndetsore, janë ushqyer etj.

Si objekt që u kishte rezistuar 5 shekujve ,kjo xhami do duhej të mbrohej e ruhej me fanatizëm jo vetëm nga banorët por edhe nga pushteti lokal e qendror.

Historia ka lënë pas vetes  “gjurmë” të shumta ,por jemi dëshmitarë që shumica prej tyre janë rrënuar gjatë luftës ose edhe pas saj,duke na e bërë të pamundur t`ua tregojmë brezave të rinjë,përcjell inforculture.Info

Rasti I xhamisë së Vërbocit është një shembull konkret I cili duhet të na I hapë sytë neve si qytetarë por edhe institucioneve përkatëse që objektet që përbëjnë histori të ruhen e të mbrohen me më shumë përkushtim./inforculture.info\

In For Culture

Recent Posts

Buka më e mirë për rënien nga pesha

Buka është një nga produktet që nuk mungon asnjëherë në shtëpitë tona. Aroma e saj…

1 hour ago

Para Vlorës, flamuri i pavarësisë u valëvit… ku?

Pak orë, na ndajnë nga festa e madhe e pavarësisë së Shqipërisë.  Teksa qyteti i…

2 hours ago

A e largon kafeja dhimbjen e kokës?

Dhimbja e kokës ka efekt ngadalësues për të gjithë organizmin. Njeriu kërkon shpëtim të menjëhershëm…

2 hours ago

​Largoni dhimbjen e kokës pa ilaçe: Përbërësit e fshehtë i kemi të gjithë në shtëpi

Dhimbjet e kokës shpesh nuk shkaktohen nga sëmundje, por nga patogjenë që janë pjesë e…

2 hours ago

Mësoni vitaminat që ju mbrojnë nga COVID-19

Marrja e vitaminave është një nga mënyrat më të  mira për të luftuar çfarëdolloj sëmundjeje.…

2 hours ago

Spastrimi etnik ndaj shqiptarëve të Follolinës dhe Prespës me ndihmën e ushtrisë franceze (Foto)

Fotografitë e sjellura më poshtë tregojnë historinë e dhimbshme të spastrimit etnik të shqiptarëve të…

5 hours ago