Xhamia 450 vjeçare në Verboc të Drenasit që është djegur të premten ka përmbajtur vlera të mëdha historike dhe tradicionale të Kosovës,shkruan InforCulture.Info
Xhamia edhe pse nuk kishte qenë në shfrytëzim të besimtarëve, ajo që nga viti 2014 kishte qenë e hapur për vizitorë të cilët donin të njiheshin me këtë objekt që njihej si ndër më të vjetrit jo vetëm në Komunën e Drenasit por edhe në gjithë Kosovën.
Me djegien e kësaj xhamie,është djegur edhe një copë historie e Shqiptarëve ndër shekuj,të cilët krahas me vlerat tradicionale e kulturore ,zhvillonin edhe vlerat fetare e vllazërore.
Kjo xhami sipas fakteve ishte ndërtuar rreth 5 shekuj më parë dhe kishte shërbyer për besimtarët Islam deri në vitin 2014 kur edhe u ndërtua xhamia e re.
Xhamia ka shërbyer për breza e breza për popullin e këtij rajoni dhe sigurisht është në memorien e shumë njerëzve të kësaj pjese si fortifikatë e luftes dhe strehë në kohë të vështira.
Sipas banorëve xhamia e Verbocit gjatë luftës ka shërbyer si mburojë për refugjatë ku e kanë kaluar natën, kanë marrë ndihma shëndetsore, janë ushqyer etj.
Si objekt që u kishte rezistuar 5 shekujve ,kjo xhami do duhej të mbrohej e ruhej me fanatizëm jo vetëm nga banorët por edhe nga pushteti lokal e qendror.
Historia ka lënë pas vetes “gjurmë” të shumta ,por jemi dëshmitarë që shumica prej tyre janë rrënuar gjatë luftës ose edhe pas saj,duke na e bërë të pamundur t`ua tregojmë brezave të rinjë,përcjell inforculture.Info
Rasti I xhamisë së Vërbocit është një shembull konkret I cili duhet të na I hapë sytë neve si qytetarë por edhe institucioneve përkatëse që objektet që përbëjnë histori të ruhen e të mbrohen me më shumë përkushtim./inforculture.info\