Sot InforCulture.info sjellë para jush një video shumë interesante nga National Geographic. Në vidoen më poshtë paraqitet një fenomen shumë i jashtzakonshëm ku të vegjlit patave të Arktikut hidhen nga shkëmbinj të lartë për të mbijetuar. /InforCulture.info
Arsyeja e hedhjes në atë mënyrë bëhet për shkak se patat prindër për ti ruajtur vezët e tyre nga grabitqarë të mundshëm, që zakonisht në këto raste janë dhelprat e Arktikut por edhe grabitqarë të tjerë, i vendosin vezët e tyre lart në shkëmbinj. Pas qeljës së vezëve, si të kalojnë 24 orë, të voglit duhet të i lënë folet e tyre për tu ushqyer me barë, gja që prindrit e tyre nuk mund të i furnizojnë në atë lartësi.
Për të arritur tek bari dhe uji, të vegjilit duhet të hidhen nga shkëmbinjët e lartë për të shkuar pas prindërve të tyre.
‘’Edhe pse kjo gjë duket e tmerrshme, të vegjlit e patave të Arktikut jan shumë të lehtë dhe zakonisht mbijetojnë edhe pas goditjes në për shkëmbinj derisa të arrijnë poshtë’’ thotë David Cabot, profesor ndihmës në Univeristetin e Korkës në Irlandë. Ai thotë se vetëm disa prej tyre nuk mbijetojnë pas goditjes në për plasaritjë të ndryshme të shkëmbinjëve ose coptimit në ndonjë shkëmb të mpreht.
Patat e Arktitkut jetojnë në tre popullata të ndryshme, në lindje të Grenlandës (vendi ku është filmuar videoja e mëposhtme), Svalbard dhe Novaya Zemlya. /inforculture.info