Poezi nga aktori i mirënjohur i teatrit dhe filmit kosovar Rrustem Latifaj. /InforCulture.info
E pashë Limin
të skuqur me gjakë
burrat n’Istikame të ura
e Jakup Ferrin me bajrak..
Kur isha femijë i ruaja bagetinë në atë qafë
aty ku e nali gjogun më pushu
Ali Pasha i Gusisë
e pashë se çka i tha
Ora e madhe e Shqiperisë
Eca qafës së diellit
të Metehi e ka Jeqemishta
i rava qafës drejt.
e të Kuqishta
I pashë nepër prita
ata burra në plisa
E pashë Arzhenicën
Plavë e Gusinë
kendej pashë Rugovën
Dukagjinin, Sharin
Kosovën
e trokita në Prishtinë
Ju thashë:
nejta në Rugovë
më Ker Sadrin, Mehmet Uken
Zhuk Haxhin e Sak Faslin.
Eca e eca kurrizit
deri te kulla në Zhlep
i pashë ata burra të Rozhajës
veshur ne tirqë e jelek
E pashë Pazarin
Sjenicen e Tutinin
atje ma largë
Tivarin e Ulqinin
Eca Peshterit deri në Bihor
u ktheva prapë
në qafë Qakorr
E pashë Limin
të skuqur me gjakë
burrat n’Istikame të ura
e Jakup Ferrin me bajrak
U lodha tu ecë qafave
po ishte qafa e kokës sime
që ëndërr mi shprushi
mendime e kujtime
U tremba nga ankthi
e të madhe bertita
mos e shtyni gurin
ju thashë
se ngriten prapë burrat
në shalla e në plisa
ngriten ata sikur dikur
e ju thojnë
trup
prekeni në guxofshi atë gurë.
Rr.L