Për të qenë të shëndetshëm, nuk është e mjaftueshme t’u përmbahemi rregullave të higjienës, por do të duhej që t’i aplikojmë në mënyrë të drejtë. Në të kundërtën, efektet nuk do të jenë të njëjta

Shumica e njerëzve do të befasohen kur të kuptojnë që disa gjëra gjatë gjithë jetës i kanë bërë gabimisht.

Nuk i lajmë duart para se të shkojmë në tualet

Bakteret mund të gjenden jo vetëm në banjë, por në gjithë shtëpinë. Kjo do të thotë që nëse një kohë të gjatë nuk i keni larë duart, bakteret me siguri do të gjenden në to.

Kur shkoni në tualet prekni pjesët intime të trupit me duar, të cilat nuk janë të pastra. Larja e duarve para se të shkoni në tualet është njësoj e rëndësishme si edhe larja e duarve pas daljes nga tualeti.

Me maja të gishtave lëshojmë ujin

Guaca e WC-së është një ndër vendet më të ndotura në shtëpi. Hulumtimi më i ri tregon që madje edhe 90 minuta pas shpëlarjes, shumica e pikave me baktere ende mbeten në sipërfaqe.

Prandaj përpiquni të mos e lëshoni ujin me maja të gishtave, por me nyja apo me anën e jashtme të gishtave. Kjo do të ndihmojë në rast që me duar prekni çfarëdo qoftë para se t’i lani, sepse nuk do të bartni baktere.

Flemë gjumë gjatë në të njëjtin jastëk

Jastëkët janë parajsë për tenja. Me kalimin e kohës tenjat mund të “zhvendosen” në fytyrë dhe të shkaktojnë probleme me lëkurën.

Studimi i bërë kohë më parë ka treguar që tenjat mund të nxisin alergji të cilat shkaktojnë mbylljen e hundës, si edhe ënjtjen dhe irritimin e rrugëve të sipërme të frymëmarrjes.

Rekomandimi është që jastëkun tënd ta lani rregullisht dy herë në muaj në temperaturën së paku 60 gradë Celsius.

Lajmë fytyrën me sapun

Disa njerëz mendojnë që, nëse dy herë në ditë lajnë fytyrën me sapun, fytyrën e vet e bëjnë më të pastër. Mirëpo, ajo që ndodh vërtet vetëm e përkeqëson situatën.

Sapuni krijon pore dhe pëlcitje në lëkurën e fytyrës, prandaj dermatologët theksojnë që sapuni nuk është i dedikuar për kujdesin e fytyrës.

Kur e përdorni, shkatërroni barrierën mbrojtëse dhe çrregulloni vlerën pH të lëkurës, andaj ajo bëhet e prirë për përflakje dhe infeksione. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here