Në Pranverë kur natyra fillon të lulzojë gjithandej, moti fillon të jetë më i ngrohtë fillon edhe koha e të mbjellurave. Në kohë Pranvere bujqit i’u lëshohen tokave të tyre për t’i punar dhe për të mbjellur perimet e ndryshme varësishtë nga rajoni se ku jetojnë, ku pastaj presin të i mbledhin në Verë dhe Vjeshtë.

Bujqësia si veprimtari ka rrënjë shumë të thella në historinë njerëzore, ku si e tillë edhe në popullin shqiptar, kjo veprimtari lujati një rol shumë të rëndësishëm në mënyrën e jetesës dhe kulturës shqiptare. Puna në ara dhe mbjellja e bimëve të ndryshme gjithmonë shoqërohej me veprime të ndryshme si rite imitative të ndërlidhura me natyrën dhe me këngë që populli i krijonte gjat kohës sa ishte duke punuar që puna të bëhej më e pa lodhshme dhe të shkontë mbarë.

Këtu kemi zgjedhur tri këngë popullore nga vende të ndryshme të tokave shqiptare të kënduara më parë. /InforCulture.info

FILLOI BIMA ME BIMUO

Filloi bima me bimuo,

Lypka shatin m’e punuo:

-Si n’mos ardhsh ti shat me muo,

Shoqet kanë me ma kaluo,

Puntor’t kanë me keshë me muo.

            (Stjepoh, Triesh, Malësi e Podgoricës, 1980)

PUNA E MARË O LAVËTAR

Puna e marë,

-Puna e marë, o lavërtar!

Shka po mjell,

Shka po mjell o lavëtar?

-Të marë pac,

Të marë pac, o ti udhtar!

Unë po mjell,

Unë po mjell do grunë të bardh.

-Puna e marë,

Puna e marë, o ti korrtar!

Shka po korr,

Shka po korr, more korrtar?

-Të marë pac,

Të marë pac, o ti udhtar!

Unë po korri,

Unë po korri grunë të bardhë.

-Tungjatjeta,

Tungjatjeta, o shpijanik!

Jam i larg,

Jam i larg, o shpijanik.

-Eja bujmë,

Edja bujmë, o more mik,

Si n’shpi tande,

Si n’shpi tande, more mik.

                            (Shkup, 1973)

MA KADALE, O RENATAR!

-Ma kadalë,

O renatar,

Se hala

Silla s’u ardhë!

-Mshoi ma fort,

He teveqel,

Se smonicës

Gjaku s’i del!

                 (Vojnik, Drenicë)

(Këngët janë shkëputur nga ‘’Këngë të ndryshme popullore – Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtië 1982)  /inforculture.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here