Categories: KULTURË

”Filloi bima me bimuo”, Këngë për bujqësinë

Në Pranverë kur natyra fillon të lulzojë gjithandej, moti fillon të jetë më i ngrohtë fillon edhe koha e të mbjellurave. Në kohë Pranvere bujqit i’u lëshohen tokave të tyre për t’i punar dhe për të mbjellur perimet e ndryshme varësishtë nga rajoni se ku jetojnë, ku pastaj presin të i mbledhin në Verë dhe Vjeshtë.

Bujqësia si veprimtari ka rrënjë shumë të thella në historinë njerëzore, ku si e tillë edhe në popullin shqiptar, kjo veprimtari lujati një rol shumë të rëndësishëm në mënyrën e jetesës dhe kulturës shqiptare. Puna në ara dhe mbjellja e bimëve të ndryshme gjithmonë shoqërohej me veprime të ndryshme si rite imitative të ndërlidhura me natyrën dhe me këngë që populli i krijonte gjat kohës sa ishte duke punuar që puna të bëhej më e pa lodhshme dhe të shkontë mbarë.

Këtu kemi zgjedhur tri këngë popullore nga vende të ndryshme të tokave shqiptare të kënduara më parë. /InforCulture.info

FILLOI BIMA ME BIMUO

Filloi bima me bimuo,

Lypka shatin m’e punuo:

-Si n’mos ardhsh ti shat me muo,

Shoqet kanë me ma kaluo,

Puntor’t kanë me keshë me muo.

(Stjepoh, Triesh, Malësi e Podgoricës, 1980)

PUNA E MARË O LAVËTAR

Puna e marë,

-Puna e marë, o lavërtar!

Shka po mjell,

Shka po mjell o lavëtar?

-Të marë pac,

Të marë pac, o ti udhtar!

Unë po mjell,

Unë po mjell do grunë të bardh.

-Puna e marë,

Puna e marë, o ti korrtar!

Shka po korr,

Shka po korr, more korrtar?

-Të marë pac,

Të marë pac, o ti udhtar!

Unë po korri,

Unë po korri grunë të bardhë.

-Tungjatjeta,

Tungjatjeta, o shpijanik!

Jam i larg,

Jam i larg, o shpijanik.

-Eja bujmë,

Edja bujmë, o more mik,

Si n’shpi tande,

Si n’shpi tande, more mik.

(Shkup, 1973)

MA KADALE, O RENATAR!

-Ma kadalë,

O renatar,

Se hala

Silla s’u ardhë!

-Mshoi ma fort,

He teveqel,

Se smonicës

Gjaku s’i del!

   (Vojnik, Drenicë)

(Këngët janë shkëputur nga ‘’Këngë të ndryshme popullore – Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtië 1982) /inforculture.info

InFor. Culture

Recent Posts

Porosia e letrarit malazez për popullin serb: “Shala nuk i dorëzon armët pa lënë kokat, dhe as kokat pa armët.”

SI TË DALËSH FITIMTAR ME SHQIPTARËT… Mark Milani ose Mark Miljanovi (1833-1901) ishte një ushtarak…

15 hours ago

Kisha e vjetër që u ruajt nga myslimanët

Në fshatin “Hysaj” në Gruemirë të Malësisë së Madhe ndodhen rrënojat e një kishe 600-vjeçare.…

15 hours ago

Familja patriotike e Mark Dedës në Berishë të Pukës

Mark Deda ishte kryefamiljari i kësaj familje i lindur më 1840. Ai ishte i martuar…

16 hours ago

Propozimi amerikan në ’45: Shqipëria të japë Shkodrën e të marrë Kosovën…

“Shqipëria të marrë pjesë nga Jugosllavia e Jugut me popullsi shqiptare dhe ta kompensojë atë…

3 days ago

Ide për shkrepje fotografish kreative (FOTO)

Fotografitë, si në letër e po ashtu edhe digjitale mund të shkatërrohen. Por emocionet dhe…

3 days ago

Stela e ushtarit ilir Bato nga Kaliqani i Istogut

Shkruan: Haxhi Mehmetaj Nga ky mbishkrim kuptojmë që kemi të bëjmë më një monument varri…

3 days ago