Sa ajër thithim dhe sa nxjerrim jashtë, sa peshon ajri dhe kuriozitete të tjera.
1- Sa ajër thithim?
Një mashkull 70 kg thith 6 litra në minutë, ndërsa foshnjat 6 muajshe bëjnë rreth 30/60 frymëmarrje në minutë. Alveolat e mushkërive janë rreth 300 milion dhe kanë një sipërfaqe totale 70-100m2.
2- Sa peshon ajri?
Në temperaturë standarde një metër kub ajër peshon rreth 1.3 kg
3- I ftohtë dhe i nxehtë
Ka disa vende ku temperatura është e lartë, por mund të ndjeni të ftohtë. Në fakt astronautët në shëtitjet e tyre hapësinore veshin tuta që stabilizojnë klimën e trupit.
4- Me ajër bëhet “art”
Ka nga ata qe përmes ajrit ka krijuar një koncept te ri për të bërë vepra arti, duke mos u bazuar tek përdorimi i materialeve të ngurta dhe të renda si mermeri apo bronzi. Amerikania Janet Echelman ne 1997 i dha forme hapësirave te qyteteve me instalimet e saj të realizuara nga tela dhe rrjeta.
5-Deri kur mund të thithet ajri?
Ka qenë një kohë ku në atmosferën e Tokës nuk mund të merrej fryme. 4 miliardë vite me pare ishte tërësisht me mungesë oksigjeni. Por pas 1 miliard vitesh, Dielli do të thaje të gjithë oqeanet duke krijuar kështu efektin serë ku Toka do të bëhet e pabanueshme.