Organizata Botërore e Shëndetësisë në një konferencë shtypi ka thënë se mbajtja e maskave mbrojtëse në vende publike duhet të bëhet e detyrueshme në të gjitha shtetet, në mënyrë që të shmangim përhapen e mëtejme të Covid-19.

Duket se izolimi i njerëzve në shumë shtete është duke dhënë rezultate pozitive në luftimin e kësaj sëmundjeje, dhe çdo ndryshim i këtyre rregullave duhet të mendohet mirë.

Përderisa shkalla e vdekshmërisë ëshë duke rënë, shtetet evropiane si Austria dhe Gjermania janë duke planifikuar rihapjen e dyqaneve dhe rikthimin gradual të normalitetit.

Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka thënë se edhe nëse bëhet hapja e dyqaneve apo restauranteve në këto vende, njerëzit duhet të vazhdojnë të mbajnë maska mbrojtëse, për të shmangur çdo rrezik të mundshëm të përcjelljes së virusit.

“Vendosja e maskave, izolimi, testimi dhe gjetja e personave të infektuar janë faktorë të rëndësishëm, që ndikojnë në luftimin e kësaj pandemia” tha Tedros Adhanom Gheybresus, drejtor I OBSH-së.

Ai gjithashtu tregoi për koncertin nga shtëpia që Lady Gaga ka organizuar bashkë me Elton John dhe paul McCartney për të mbështetur të gjithë punonjësit shëndetësorë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here