Categories: KËSHILLA

Konsumimi i tepërt i kripës dobëson sistemin imunitar

Konsumimi i tepërt i kripës e pengon sistemin imunitar në luftimin e baktereve dhe viruseve, përkatësisht i ngadalëson funksionet antibakterale në organizëm, shkruan Medical News, transmeton Express.

Sipas American Heart Association, 9 nga 10 njerëz në SHBA konsumojnë sasi më të lartë të kripës se sa vlera e rekomanduar. Në bazë të guidave të përpiluara nga ekspertë të nutricionit, sasia e rekomanduar e kripës në ditë nuk duhet të jetë më shumë se 2.3 miligramë, vlerë kjo ekuivalente me 3 lugë mesatare.

Arsyeja e këtij rekomandimi për të mos konsumuar shumë kripë, është sepse ekzistojnë evidenca të bollshme, të cilat tregojnë se ky produkt e rrit shtypjen e gjakut, duke shkaktuar sëmundje të zemrës dhe sulm në tru.

Sidoqoftë, një studim tjetër rekomandon që krahas sëmundjeve të zemrës, sasia e tepërt e kripës në organizëm e dobëson edhe funksionimin e sistemit imunitar, përkatësisht përgjigjen imunitare ndaj patogjenëve të huaj.

Këto gjetje janë bërë, pas ekspertimenteve të bëra me minj, ku shkencëtarët nga Gjermania kishin vërejtur se sasia e tepërt e kripës kishte ndikuar në dobësimin e sisemit imunitar dhe qelizave mbrojtëse të veshkave. Për ta konfirmuar këtë teori, shkencëtaret kishin bërë disa eksperimente me vullentarë, të cilët kishin ndjekur një dietë me ushqime të pasura me kripë.

Pas një jave, këta hulumtues kishin vërejtur se niveli i glukokortikoideve ishte rritur, kjo do të thotë që ishte vërejtur inflamacion në disa organe. Gjithashtu ishte vërejtur që neutrofilet, të cilat janë qeliza mbrojtëse të organizmit kishin një përgjigje më të dobët se më parë.

Gjithsesi, këto studime janë preliminare, dhe për konfirimimin e kësaj teorie duhet bërë sudime të tjera klinike

In For Culture

Recent Posts

Me plis në Paris edhe në vitet e 60’ta(Foto)

Shqiptarët edhe në vitit e 60’ta kishin shkuar me Plis në Paris. Këtë e dëshmon…

54 mins ago

Pse është keq të derdhësh kripën?

KISHA APO DA VINÇI?.. Në Mesjetë, kripa cilësohej si burim i çmuar. Kushtonte shumë dhe…

11 hours ago

Duhet ta dini që falë këtij gjeniu, e gjithë bota na quan Albania

Më 23 korrik të vitit 90 në Aleksandri, provincë romake, Egjipt – lindi Klaudius Ptolemy…

15 hours ago

E dini pse aeroplanët janë të lyer me ngjyrë të bardhë? Nuk jua pret mendja

Çdo kompani avionësh ka logon edhe emrin e saj në bishtin e aeroplanit, por shumica…

16 hours ago

E dinit cili është shteti më i vjetër në Evropë?

Bullgaria është shteti më i vjetër në Evropë, vend ky që nuk ka ndryshuar emrin…

17 hours ago

Cilat janë ushqimet që shkaktojnë dhimbje koke – Çfarë duhet të bëni

Nëse vuani vazhdimisht nga dhimbjet e kokës apo migrena, atëherë një nga shkaktarët mund të…

17 hours ago