Categories: SOCIALE

Nga 118 mostra të testuara – asnjë rast me COVID-19 në testimin e dytë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se të enjten mbrëma nga 118 mostra të marra nga rastet e hospitalizuara asnjë rast nuk ka rezultuar pozitiv në testimin e dytë për COVID-19.

Sipas IKSHPK-së, sot gjatë ditës në testim të parë ka rezultuar pozitiv vetëm një person i cili është rast kontakti dhe është me vendbanim në Korishë të Prizrenit.

“Sot më 02.04.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 118 mostra të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive dhe Klinikën e Pulmologjisë dhe nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Rasti pozitiv i testuar pasdite (informata e publikuar më herët) është rast kontakti me vendbanim në Korishë Prizren. Do të hulumtohen të gjitha kontaktet dhe të testohen”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Komunikata e plotë:

SONTE ASNJË RAST ME COVID-19 NË TESTIMIN E DYTË!

Sot më 02.04.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 118 mostra të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive dhe Klinikën e Pulmologjisë dhe nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Rasti pozitiv i testuar pasdite (informata e publikuar më herët) është rast kontakti me vendbanim në Korishë Prizren. Do të hulumtohen të gjitha kontaktet dhe të testohen.

Nga data 08.02.2020 deri me 02.04.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.500 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej 126 raste me 1 rast të vdekjes i një të moshuari 82 vjeç.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 2.642 kontakte të rasteve.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 2 prill 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 998.767 raste të COVID-19 dhe 51.283 raste të vdekjes. Numri më madh i rasteve raportohet nga SHBA (235.190), Italia (115.242), Spanjë (110.238), Kina (81.589), Gjermani (83.875), Francë (59.105), Irani (50.468), Mbretëri të Bashkuar (33.718), Zvicër (18.475), Turqi (18.135), Belgjikë (15.348), Holandë (14.697), Austria (11.076) duke vazhduar me vendet fqinje si Greqi (1.544), Serbi (1.171), Kroaci (1.011), Slloveni (897), Maqedoni e veriut (384), Shqipëri (277) dhe Mali i Zi (144).

Deri me 2 prill 2020, nga vendet e BE/AEE dhe Mbretëri të Bashkuar janë raportuar këto raste të vdekjes: Itali (13.915), Spanjë (10.096), Francë (4.503), Mbretëri të Bashkuar (2.921), Holandë (1.339), Belgjikë (1.011), Gjermani (1.066), Zvicër (522), Turqi (356), Austri (158), Danimarkë (123), Greqi (53), Poloni (51), Serbi (31), Luksemburg (30), Hungari (21), Slloveni (17), Shqipëri (16), Maqedoni e veriut (11), Bullgari (10), Kroaci (7) dhe Mali i Zi (2).

QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!

MBANI DISTANCË SOCIALE PËR 2 METRA!

NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

Ju faleminderit për mirëkuptim!

In For Culture

Recent Posts

4 arsyet më të zakonshme përse lulet dhe bimët vyshken, ja zgjidhja për çdo problem

Të kujdesesh për bimët e lulet në vazo duket mjaft e lehtë deri në momentin…

7 hours ago

“Shtëpia e Bardhë”, kur u vendos guri i parë i themelit dhe si u vendos ky emër

Ndërtimi i Shtëpisë së Bardhë nisi me gurin e parë të themelit, më 13 tetor…

8 hours ago

Nëse jeni djegur, ja masat urgjente për të mos mbetur shenja

Nëse aksidentalisht jeni djegur me hekur apo ju është derdhur kafeja e nxehtë, duhet të…

8 hours ago

Njerëzit që braktisën shkollën, por ndryshuan botën!

Një nga çmimet më prestigjiozë, që një person mund të marrë në rrugëtimin e jetës,…

8 hours ago

Mbajeni gripin dhe virozat sa më larg vetes duke shmangur këto gabime në të përditshmen tuaj

Moti i paqëndrueshëm, luhatjet e temperaturave, qëndrimi për një kohë të gjatë në ambiente të…

8 hours ago

Kosova në Ilirikun e vitit 1689

Historiani Jahja Drançolli, ka publikuar një pjesë të hartës së Ilirikut, marrë nga atlasi i…

8 hours ago