6.1 C
Pristina
Sunday, January 17, 2021
Home SOCIALE Studimi britanik: Ja çka u ndodh pas shërimit atyre që janë prekur...

Studimi britanik: Ja çka u ndodh pas shërimit atyre që janë prekur nga koronavirusi

Një pjesë e madhe e njerëzve të prekur me koronavirus kanë raportuar se kanë humbur sensin e shijes ose edhe atë të dallimit të aromave – dhe tash një studim shkencor britanik e ka mbështetur këtë pretendim.

Sipas The New York Times, hulumtuesit nga Kolegji i Mbretit në Londër kanë mbledhur të dhënat nga 1.5 milion njerëz përmes një aplikacioni që gjurmonte simptomat i projektuar për të ndihmuar monitorimin e pandemisë, shkruan Daily Beast, përkthen Periskopi.

Hulumtimi i tyre raportohet se gjeti se gati 60 për qind e pacientëve që ishin konfirmuar më herët si pozitiv me Covid019 kishin pretenduar se e kishin humbur shijen dhe mundësinë për të dalluar aromat.

Kjo simptomë rezultoi shumë më efektive në parashikimin e të diagnostikuarve me Covid-19 se sa ethet, kanë thënë shkencëtarët.

“Kur kombinohej me simptomat e tjera, njerëzit që humbnin shijen dhe aftësinë për të dalluar aromën dukej se do të kishin tri herë më shumë gjasa për të rezultuar si të infektuar me koronavirusin e ri, sipas të dhënave tona, dhe prandaj duhej që të vetizoloheshin për shtatë ditë për të reduktuar shpërndarjen e sëmundjes,” tha Tim Spector, profesor i këtij Kolegji.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Kur dhe kush ishte shqiptari i parë që shkoi në Amerikë?

E dini kush ishte shqiptari i parë që shkoi në Amerikë? Për shkak të kushteve politike, sociale dhe ekonomike shqiptarët e kanë...

Këto zakone të përditshme kanë ndikim negativ në funksionimin e trurit

Edhe pse në pamje të parë duket se nuk kanë asnjë lidhje me inteligjencën, është vërtetuar shkencërisht se zakonet e përditshme kanë...

Trendet e teknologjisë që nuk duhet t’i humbisni më 2021

Mirë se vini në botën e vitit 2021. Një vit tjetër që duket se do të formësohet nga trendet e nisura në...

8 shenja se trupit juaj ka nevojë për Vitaminë D

Vitamina D është një vitaminë e tretshme që ndikon shumë në sistemet e trupit tonë nga sigurimi i furnizimit me kalcium ndaj...

Recent Comments