“Lion”(Luani) është filmi i bazuar në librin ‘Rrugë e gjatë për të shkuar në shtëpi’, që tregon historinë e vërtetë dhe dramatike të Saroo Brierley,shkruan InforCulture.info
Si në libër ashtu edhe në film,çdo gjë është bazuar në ngjarjen e vërtetë të fëmijës Saroo.
Në vitin 1986, në moshën 5 vjeçare, Saroo, një fëmijë i varfër që jetonte me nënën e tij dhe tre vëllezër në një fshat të largët në Indinë qendrore, gabimisht hipën në një tren që do ta çojë në Kalkuta, rreth 1,600 kilometra larg nga fshati i tij. I vogël, i vetëm dhe i humbur në metropolin kaotik, mbijeton në rrugë duke rimarrë ushqim nga plehrat dhe duke ndarë fatin e tij të trishtuar me atë të mijëra fëmijëve të braktisur që bredhin në qytet.
Historia e tij vazhdon me shumë peripeci që e presin atë pëtgjatë rrugës pa destinacion.
Pas disa javësh ai u dërgua në një stacion policor, Saroo ishte shumë i vogël dhe nuk mund ta shpjegonte vendin e tij të origjinës. Ai përfundon në një jetimore dhe në vitin 1987 ai u birësua nga një çift australian nga Hobart. Shumë vite më vonë, tani një i rritur, ai vendos, duke përdorur Google Earth, për të analizuar një nga një të gjitha stacionet hekurudhore të Indisë, derisa të gjejë të duhurin.
Në shkurt 2012, pas 25 vjetësh, Saroo kthehet në Indi me qëllim gjetjen e familjes së tij të humbur. Arriti në Khandwa dhe me ndihmën e njerëzve arrin të bashkohet me nënën e tij.
Nëna e tij e kishte kërkuar shumë gjatë ,por e kishte të pamundur ta gjente, ndërsa krejt ne fund Saroo e kupton qe për gjatë gjithë kohës ai edhe emrin e tij e kishte shqiptuar gabim, dhe emri i tij kishte kuptimin ‘Luan’.
Saroo tregoi historinë e tij në ‘Rrugë e gjatë për në shtëpi’, nga libri u realizua filmi i Garth Davis në vitin 2016. Në film Dev Patel është Saroo dhe Nicole Kidman, nëna e tij adoptuese. Rooney Mara është e dashura, Lucy./InforCulture.info