6.1 C
Pristina
Sunday, June 20, 2021
Home KAFSHËT ''Në popull thuhet se ujku, kur bie ndër bagëti, ha vetëm pjesën...

”Në popull thuhet se ujku, kur bie ndër bagëti, ha vetëm pjesën e vet, gjënë e haramit..” – Ujku në kulturën shqiptare

Në popull thuhet se ujku, kur bie ndër bagëti, ha vetëm pjesën e vet, gjënë e haramit; ai merr vetëm një nga bagëtitë, ndërsa të tjerat vetëm i dëmton e i lë në vend, në se janë të haramit; kur bie ujku ndër berre, ato më vonë do të kenë mbarësi.

Në popullin tonë ujku është egërsirë me atribute të mbinatyrshme, cilësi që ky qenës i kishte edhe te Ilirët. Vetë emri Ulqin-Ulkinion, qytet port në breg të Adriatikut në perëndim të Shkodrës mendohet se ka origjinë totemike; ka lidhje me një fis me të njejtin emër.

Në legjendat mitike ujqërit janë nën mbrojtjen e Shën Martinit; ki fundit i ushqen me disa kokrra të jeshilta në madhësinë e një kokër dëllinje ose u cakton kafshët shtëpiake që kanë për të ngrënë. Ujku, sipas besimeve,  shumë herë bie në bagëti e nuk merr asnjë se e ka gojën e mbyllur, ‘’të drynueme’’; ‘’ia ka drynue i Shmërtini’’. Prej andej e ka rrjedhën dhe shprehja: ‘’Pse sflet a ta ka mbyllë gojën i Shën Mërtini’’, thënë për një që nuk flet kur duhet ose kur i kërkohet të flasë. Si mbrojtës e zotërues i ujqërve, herë-herë del i Shën Gjergji, ose Hazreti, Hezri, shejti.

Lëkura a dhëmbi i ujkut përdoret si hajmali për fëmijët, që mos të sëmuret e të mos dëmtohet nga shtrigat a syri i keq. Dhëmbin e ujkut ia varim në ballë edhe kalit që të mos e zërë syri i keq.

Ujku është i lidhur ngushtë me kumbarën a ndrikullën. Po t’i shajë a t’i bjerë dikush ndesh ndrikullës e kumbarës, bie ujku ndër bagëti si ndëshkim për mëkatin e bërë. Në këtë kontekst ujku konsiderohet ‘’qeni i Shën Gjonit’’, pra i shenjtorit mbrojtës të kumbarisë.

Në popull thuhet se ujku, kur bie ndër bagëti, ha vetëm pjesën e vet, gjënë e haramit; ai merr vetëm një nga bagëtitë, ndërsa të tjerat vetëm i dëmton e i lë në vend, në se janë të haramit; kur bie ujku ndër berre, ato më vonë do të kenë mbarësi.

Besohet në popull se ujku ka qenë qen. Gruaja u lodh duke ruajtur gjënë e gjallë në mal e u ul të pushojë e tha: ‘’tash jam lodhë e s’kam c’ka të baj. Edhe në m’i marrtë gja dhent, nuk po kam dert’’. E dëgjojë qeni këtë fjalë dhe kapi qengjin më të mirë dhe e hëngri. Qeni u bë ujk e mbeti në mal. ‘’Ujku nuk bënë të keq por merr haramin e tufës’’. Pra deri atëherë nuk kishte ujqër, gruaja, me veprimet e saj të pamatura u bë shkak në krijimin e ujkut në botë.

Shkëputur nga libri ‘’Mitologjia Ndër Shqiptarë-Mark Tirta’’ /InforCulture.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Çfarë ndodh me ushqimin që sekuestrohet në aeroport?

Pas një udhëtimi të bukur ku kemi mbledhur shumë sende dhe ushqime që duam t’i sjellim përsëri në shtëpi, mund të përballemi...

Çfarë ndodh nëse fotokopjoni një pasqyrë?

Në video tregohet se pas futjes në skanim të pasqyrës, printeri e lëshon pasqyrën të vendosur në një letër të formatit A4,...

Si u vodh Kupa e Botës në vitin 1983, në Brazil?

Në vitin 1970, ekipi brazilian fitoi kupën për herë të tretë, duke u lejuar për ta mbajtur përgjithmonë kupën origjinale prej ari,...

Si u dënua legjenda Ahmet Golemi me 5 vite burg pse festoi fitoren e Muhamed Ali

Ahmet Golemi, një nga pionierët dhe emrat të shquar të boksit shqiptar që u nda një muaj më parë në moshën 85-vjeçare.

Recent Comments